Koncertmjeshtri shumëvjeçar i Amsterdam Concertgebouw , violinisti bullgar Vesko Panteleev Eshkenazi (Eschkenazy) vazhdimisht befason adhuruesit e muzikës së mirë në rrjetet sociale. Gjatë marsit ai duhej të organizonte një koncert të madh me rastin e përvjetorit të vet të 50-të, përgatiste dhe turneun e vet jubilar në dhjetë qytete bullgare, janë planifikuar dhe koncertet e tij gjatë vjeshtës në qytetet Pleven, Dobriç, Pllovdiv dhe Stara Zagora. Filarmonia e qytetit Pleven me dirigjent Martin Panteleev (vëllai i tij), aktorja Kojna Ruseva, interpretuesit Ljudmill Angellov, Dani Milev, Ljusi Djaovska, Adriana Nikollova- Peçenkata, bajanisti rus Rudik Yakhin ishin (dhe vazhdojnë të jenë) të përzier në këtë festë. Janë shpallur data të reja, por nuk do t’i njoftojmë, sepse ende nuk dihet se kur do të kthehemi tek ritmi i zakonshëm i jetës sonë.
„Kjo është një kohë, në të cilën asgjë nuk është në duart tona, nuk mund të marrim vendime, vetëm duhet të tregojmë durim në këtë situatë dhe durim ndaj njëri-tjetri” – pohon Vesko Eshkenazi.“Në këtë kohë është me rëndësi të madhe të tregojmë respekt ndaj njëri-tjetrit, të pranojmë dhe të dëgjojmë mendim e të tjerëve dhe të jemi sa më afër të tjerëve. Mendoj se kjo është “esenca” e momentit. Si të gjithë njerëzit e tjerë në botë, unë respektoj këshillat dhe kërkesat e autoriteteve dhe pres çastin, kur do të shohim dritën në tunel”.
Tani kam shpresë për zhvillimin pozitiv të pandemisë. Këtu presim ndryshime në fund të muajit dhe po mendohet për lehtësimin e masave kufizuese hap pas hapi – shkollat, bizneset e vogla e kështu me radhë. Sallat e koncerteve do të jenë hapësirat që do të hapin dyert e tyre më në fund në të gjithë botën. Shtyva aq shumë angazhime dhe koncerte (duke përfshirë këtu dhe turneun tim jubilar në Bullgari). Do ta realizoj në kohë më të mirë, kur përsëri do të mund të qëndrojmë bashkë në sallat e këtyre qyteteve bullgare. Janë shitur të gjitha biletat dhe për koncertin tim në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Tani më mbetet vetëm të pres duke shpresuar se koha që po vjen është e mirë!
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..