Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 49-të

Foto: BTA

135 janë nëpunësit mjekësorë me koronavirus në Bullgari

Gjatë së shtunës janë regjistruar 13 raste të reja të koronavirusit në Bullgari – 7 janë ato në Sofje, 5 – në qarkun e Vidinit dhe 1 në qarkun e Pazarxhikut. Numri i përbashkët i rasteve të konfirmuara në vend është 1247. Këtë e tregojnë të dhënat e Shtabit operativ kombëtar.292 veta me Covid-19 janë hospitalizuar, 37 prej tyre ndodhen në repartet e mjekimit intensiv. 614 prej të konfirmuarve janë burrë, 633 – gra. 135 janë nëpunësit mjekësorë të prekur nga sëmundja. Të vdekurit me këtë diagnozë janë 55, kurse të shëruarit – 197.

Një burrë me Covid-19 ishte shëruar pas 38 ditësh në aparat ventilimi

Një nga të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit është një burrë 68-vjeçar, i cili ka qenë në spitalin e kryeqytetit “Pirogov”. Në vazhdim të 38 ditëve ai ka qenë në aparat ventilimi, informuan nga Shtabi operativ kombëtar për koronavirusin. Ky është rasti i tertë në Bullgari i shërimit të një pacienti të intobuar.

Bojko Boriosov: mendojmë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj

Po mendohet për mundësinë për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë inspektimit të autostradës “Hemus”. Sipas fjalëve të kryeministrit mbajta e maskave mund të mbetet si masë e parandalimit.Ai shpjegoi se ndryshe nga shtetet e tjera në Bullgari lëvizja mes qyteteve  nuk është as kufizuar as ndaluar, në se respektohen kërkesat për lëvizje në situatën e jashtëzakonshme. Nuk ka dhe orë policore. Ndër idetë e diskutuara është dhe mundësia për shëtitje në parqet që nga e hëna – këtë do të mund ta bëjnë vetëm prindërit me fëmijë, por pa qëndruar në një vend dhe pa mbledhur në grupe.  

Prindërit presin lejen për shëtitje në parqe

Shtabi kombëtar për kundërvënien e koronavirusit do të propozojë rendin, sipas të cilit prindërit me fëmijë të mund të vizitojnë parqet dhe ambientet e gjelbra, bëri të ditur shefi i shtabit gjen. Mutafçijski. Kjo do të bëhet të dielën pas zhvillimit të një eksperimenti.

Prima e estradës bullgare Lili Ivanova përkrahu mjekët në luftën me Covid-19

Këngëtarja legjendare Lili Ivanova tregoi solidaritetin e vet me mjekët në linjën e pare të luftës me koronavirusin. Favoritja e disa brezave bullgarë u dërgoi mjekëve në spitalin e kryeqytetit “Aleksandrovska” lule, CD me muzikën e saj dhe mesazh, në të cilin thuhet “Beteja është e rëndë, por ju jeni të fortë dhe nuk jeni vetëm!”

Tomisllav Donçev: 55-60% prej ekonomisë bullgare punon

Ekonomia bullgare nuk mund të mbetet gjatë në regjimin e karantinës. Çdo ditë kontrollohen të dhënat dhe bëhen analiza. Këtë e tha në intervistë për BNT zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev. Po përgatitet kthimi gradual tek ritmet normale të funksionimit të ekonomisë sonë në përputhje me liberalizimin e masave të rekomanduara nga Shtabi kombëtar për kundërvënien e koronavirusit.Sipas fjalëve të Donçevit 55-60% prej ekonomisë punon, por ka dhe sektorë të tërë, të cilët nuk funksionojnë, sepse s’kanë porosi. Ai shpjegoi se industria bullgare është orientuar drejt eksportit dhe shprehu shpresë se ajo mund të zgjerojë praninë e vet në Evropë. Sipas fjalëve të tij sistemi për mbështetjen e firmave në kushtet e krizës është lehtësuar në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund ta përdorin atë.

“Fitch” prognozon rënie ekonomike dhe rimëkëmbje të shpejtë të Bullgarisë

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Fitch Ratings” ripohoi vlerësimin financiar “BBB” të Bullgarisë dhe rivlerësoi perspektivën për  rejtingun afatgjatë të kreditit për monedhën vendase dhe për valutat e huaja nga “pozitive” në “të qëndrueshme”. Kjo u bë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky është vlerësimi i pare i agjencisë pas fillimit të pandemisë. Sipas “Fitch” sivjet rritja e Produktit të Brendshëm Bruto e Bullgarisë do të ulet nga 3,2% në minus 5,1%, por vitin e kaluar rritja do të jetë 4,2%.

Ndërtimi i autostradës “Hemus” vazhdon pavarësisht nga pandemia

Gjendja e jashtëzakonshme nuk ndikon ndërtimin e autostradës “Hemus”, tha Kryeministri Bojko Borisov gjatë kohës së inspektimit të ndërtimit të aksit mes fshatrave Belokopitovo dhe Buhovci (Bullgari Verilindore). Sipas fjalëve të Kryeministrit shumë fort punohet dhe mbi ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Ballkanike” dhe më konkretisht– mbi interkonektorin me Greqinë.Për arsye se në vendet ku kalon autostrada “Hemus” ka shumë objekte arkeologjike, bashkë me ndërtimin zhvillohen dhe punime shumë intensive të ekipeve shkencore. Autostrada me gjatësi 420 km. do ta lidhë kryeqytetin me qytetin detar Varna.

Bullgaria heq ndalesën për eksport të Analgin-chinin

Me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev ishte hequr ndalesa për eksport të medikamentit me emër tregtar Analgin-Chinin. Eksporti i medikamenteve në bazë të Chinin-it ishte ndaluar më 20 mars me qëllim plotësimin e nevojave të tregut bullgar në kushtet e pandemisë së Covid-19. Tashmë ka mjaft produkte të tilla mjekësore tek ne, shpjegoi në motivet e veta Ministri.

Provime në kohën e pandemisë

Universiteti teknik i Sofjes zhvilloi provimin e tretë të matematikës të zhvilluar në distancë, pasi ishin zhvilluar akoma 2 të tjera – më 28 mars dhe 11 prill. 1100 janë maturantët, të cilët morën pjesë në to. Ata shpresojnë se të vjeshtën do të regjistrohen si studentë në universitet. Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme universitetet janë mbyllur dhe shumica prej tyre shtynë sesionet e tyre paraprake të provimeve.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD

ITN ktheu mandatin e tretë të paplotësuar për të formuar një qeveri menjëherë pas dorëzimit të tij

“Ka një popull të tillë” (ITN) falënderoi Presidentin Rumen Radev për besimin dhe ia ktheu mandatin e tretë për të formuar qeverinë. Dosja është kthyer bosh nga nënkryetari i grupit parlamentar të ITN-së Ivajllo Vëllçev me fjalët “Na vjen mirë që kësaj..

botuar më 24-03-28 12.10.MD