Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkë në kohën e krizës

Stefan Vëlldobrev: Të kërkojmë më pak, që të mund të kemi më shumë

Foto: BGNES

Aktor, këngëtar, frontmeni i grupit “Të Dyshuarit e Zakonshëm”, autor i këngëve (i tekstit dhe të muzikës), Stefan Vëlldobrev është një  njeri tepër aktiv dhe jashtëzakonisht i angazhuar, të paktën deri përpara datës 13 mars, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Bullgari për shkak të korronavirusit. Ai si të gjithë artistët e tjerë të lidhur me skenën dhe me kontaktin e gjallë me publikun, duhej të anulonte pjesëmarrjet e veta, por zbuloi dhe anët e mira të situatës së krijuar.

“Unë jam duke punuar. Po e shfrytëzoj mundësinë të cilën na ofroi jeta që të veprojmë dhe të jetojmë me “hapa më të ngadalta”. Tri vjet tashmë e këndojmë këtë këngë, por ne vetë nuk ndalemi. Përfundova librin, të cilin e kisha menduar gjatë dhe për të cilin koha gjithmonë nuk më mjaftonte. Rastisi  shumë mirë se tani “mbeta në shtëpi”. Po merrem me redaktimet finale, me kopërtinën e “Librit për këngët” në të cilin tregoj histori interesante, nganjëherë mjaft zbavitëse e qesharake për disa nga këngët e mia, për këngët e grupit „Uikeda”, për këngëtaren Lili Ivanova (për të kam një kapitull të posaçëm) e të tjera. Në mesin e muajit maj duhet të jetë nëpër librari”.

Përpara disa ditëve zhvillova koncertin tim të parë në internet, pa publik dhe shpresoj shumë se ai do të jetë koncerti im i fundit i tillë” – tha muzikanti përpara Radio Bullgarisë.

Në fillim ndjenja qe pak e çuditshme - këndova përpara disa trekëmbëshave, mbi të cilat ishin vendosur kamerat. Mbase më ndihmoi fakti se jam artist, sepse në kinema ti nganjëherë je në “partneritet” vetëm me kamerën, duke menduar se diku atje janë njerëzit. Gjëja tjetër e cila më ndihmoi jashtëzakonisht shumë  është se gjatë katër vjetëve të fundit, gjatë kohës së qindra koncerteve tona nëpër të gjithë vendin, vija re fytyrat e të gjithë njerëzvedhemund të them se e mbajta mend pjesën më të madhe prej tyre... Në atë mbrëmje unë i përfytyrova këta njerëz përpara vetes sime... Ndiej se kam një lidhje shumë të këndshme miqësore me publikun tonë dhe kjo më ndihmoi shumë gjatë asaj nate”.

Në qoftë se duhet të përshkruajmë situatën e tanishme me një nga këngët e Stefan Vëlldobrevit , me të vërtetë më afër është kënga me titull “Më ngadalë”-dhe si titull, dhe si përmbajtje të tekstit. 

Njerëzimi arriti deri në një “buzë” nga e cila nuk mund të vazhdojë më tej - “një buzë” të konsumit, të pangopësisë, të kërkimit gjithnjë e më shumë e më shumë, të një rritmi jo njerëzor.tha Stefani.  U arrit deri aty që natyra vetë të bëjë kështu që të fillojë njëfarë spastrimi. Kam parasysh jo në një nivel fizik. Ky është një spastrim i shqisave, i mendimeve i shpirtrave, i synimeve, i dëshirave. Akoma që më datë 13-14 mars shkrova në Facebook diçka të vogël. Fare nuk më pëlqen t’u jap këshilla njerëzve ... Ishte një masazh ndaj fëmijëve, në të cilin i lusja t’u shpjegojnë prindërve të vet, se kjo është një gjë normale, dhe se ne duhet të kërkojmë më pak, që të mund të kemi më shumë. Jetonim në një mënyrë të tillë, sikurse pas nesh nuk do të kishte njerëz të tjerë – të hanim dhe pinim çdo gjë, të ndienim të gjitha... Prapë së prapi të mbetet diçka dhe për ta, për fëmijët tanë. Mendoj se pas të gjithë këtij tmerri dhe ankthi, secili do të mund të kthehet tek një normalitet njerëzor.”

Sa i përket “Librit për këngët”, Stefan Vëlldobrevi tha akoma se shpreson që përmes tij të mbetet në lidhje me miqtë dhe adhuruesit e vet, se libri do të ruajë emocionin e mirë të lindur nga kontakti i gjallë dhe koncertet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Facebook/Stefan Valdobrev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD