Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po diskutohen masat në përkrahje të biznesit dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme

Foto: pixabay

Çështja për daljen nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, po bëhet gjithnjë e më aktuale në Bullgari. Në këtë etapë zgjidhja e saj është e lidhur kryesisht me masa  për të ndihmuar njësitë më të prekura në ekonomi - ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Një konfirmim për këtë është Forumi Kombëtar i Biznesit  2020 i caktuar për sot, dhe i organizuar nga Shoqata e Klubeve të Bashkuara të Biznesit me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Tema bazë “Masa në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe pas saj” tregon qartazi se, në rend të ditës tanimë janë veprimet që do të zhvillohen pas gjendjes së jashtëzakonshme në vend, që pritet të përfundojë më 13 maj, por mbase dhe më herët.

Ministrja e punës dhe e politikës sociale Denica Saçeva dje dha të kuptohet se, masat vepruese  që nga muaji mars e këtej në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme  do të mbeten në fuqi dhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, deri në mesin e muajit qershor. Me datë të sotme, barra e ruajtjes së punësimit ndahet midis shtetit dhe biznesit në një përkatësi 60 kundrejt 40, por ministrja dha të kuptohet se, kjo mund të ndryshojë në drejtim të një angazhimi më të pakët të biznesit.

Forumi Kombëtar i Biznesit sot do të diskutojë dhe paketën e re të masave të shpallura dy javë më përpara nga i ashtuquajturi Fond i Fondeve. Në mbështetje të grupeve të ndryshme sipërmarrëse dhe shoqërore, në këtë fond shteti ka përqendruar mbi 600 milionë euro/ mbi 1 miliardë e 200 mije leva/. Por, objekt i diskutimit do të jetë dhe përdorimi i resurseve në bazë të programeve, të cilat drejtohen direkt nga Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian.  

Dje Komisioni Evropian miratoi një propozim të Fondit të Fondeve për lehtësimin e kushteve për përdorimin e instrumenteve financiare në përkrahje jo vetëm të ndërmarrjeve  të vogla dhe të mesme, por dhe të kompanive fillestare. Me këtë vendim afro 150 milionë euro ( përafërsisht 294 milionë leva) tanimë janë në dispozicion të rreth 400 ndërmarrjeve fillestare dhe inovative në sferat e bioteknologjisë, robotikës, teknologjive informative dhe farmacisë në Bullgari.

Aktualisht qeveria qëndron përpara një detyre jashtëzakonisht të vështirë. Nga njëra anë për shkak të kritikave nga ana e opozitës se nuk ka plan për të dalë nga kriza, ajo është e detyruar që të veprojë në mënyrë të rrufeshme. Por, nga ana tjetër veprimet e saj duhet të jenë jashtëzakonisht të matura për shkak të situatës së paparashikueshme jo vetëm kombëtare por dhe ndërkombëtare, të shkaktuar nga pandemia. Për shkak të kësaj pasigurie, dje qeveria miratoi një Program të Konvergjencës të Bullgarisë për periudhën 2020-2023, në të cilin përmbahet nga dhënia e të dhënave konkrete në një plan afatmesëm dhe flet kryesisht për zhvillime të pritura në borxhin dhe deficitin e konsoliduar shtetëror dhe për efektet e supozuara nga masat për kapërcimin e kufizimeve në jetën ekonomike. Në ndryshim nga programi i konvergjencës, masat për daljen nga kriza duhet të jenë kryesisht në një plan afatshkurtër. Cili do të jetë plani i pushtetarëve për daljen nga kriza mbase do të kuptohet shumë shpejt.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD

U shpall një prokurim publik për zgjerimin e gazsjellësit nga Greqia deri në Rumani

“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së..

botuar më 24-03-20 12.08.MD
Jean-François Dauphin

Bullgaria mund të bëhet pjesë e Eurozonës në vitin 2025, sipas FMN-së

Shefi i misionit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jean-François Dauphin, prezantoi rezultatet e monitorimit të ekonomisë dhe sistemit financiar bullgar. Misioni i fondit filloi më 6 mars dhe përfundon sot, 19 mars. “Aderimi..

botuar më 24-03-19 5.25.MD