Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

38 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari

Foto: EPA/BGNES

Për 24 orët e fundit numri i përbashkët i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2138. Gjatë këtyre orëve janë analizuar 1608 mostra dhe 38 prej tyre kanë rezultuar pozitive. 12 prej të infektuarve të rinj janë hospitalizuar. Nga rastet e reja 7 janë në qarkun e Sofjes, 10 – në Bllagoevgrad, 6 – në Jamboll, 5 – në Vidin, 2- në Kjustendill, nga një në qarqet e qyteteve Veliko Tërnovo, Pernik, Pleven, Ruse, Sliven dhe Smoljan. Dhjetë të sëmurët në Bllagoevgrad janë nga vatra e sëmundjes, e cila tashmë është lokalizuar  dhe izoluar.

Në spital aktualisht ndodhen 321 veta me diagnozë koronavirus, 49 prej tyre janë në reparte të mjekimit intensiv.

3 janë viktimat e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe kështu numri i të gjitha të vdekurve shkon në 102. 545 janë të shëruarit. 

Në qytetin e dytë për nga madhësia në Bullgari, Plovdiv, që nga sot (15 maj) fillon testimi në masë për Covid-19.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD