Kriza e lidhur me Covid-19 ndikoi mbi çdo një aspekt prej jetës në mbarë botën. Sipas të dhënave të një studimi ndërkombëtar (të Zaplatomer.bg dhe Paylab.com) në 15 shtete 55% e punonjësve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar.
59% e bullgarëve të anketuar janë përgjigjur se puna e tyre është e kërcënuar shumë ose pjesërisht. 18% prej tyre u është pakësuar paga, 13% janë pushuar nga puna, ndërsa 11% të tjerë janë me leje pa pagesë. 41% punojnë në distancë, 14% janë me orar të kufizuar të punës, ndërsa 22% janë me leje. 4% kanë shënuar se nuk kanë pasur punë edhe para aplikimit të masave të izolimit, ndërsa 17% nuk janë ndikuar nga kriza. 35% janë duke menduar mbi mundësinë për fillimin e një pune te re, ndërsa 27% nuk kanë plane për ta ndërruar punën.
Mesatarisht 24% e të anketuarve në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut ndiejnë se ka kërcënim të madh për vendet e tyre të punës, derisa në Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki ata që ndiejnë pasiguri në vendin e punës janë 15%.Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..