S&P: Ekonomia bullgare do të rivendoset gjatë vitit 2021
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë Standard & Poor’s Global Ratings pohoi vlerësimin afatshkurtër dhe afatgjatë të kredisë të Bullgarisë në kartëmonedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2' dhe rivlerësoi perspektivën nga pozitive në të qëndrueshme.
Rivlerësimi është lidhur me pritjet për përkeqësim të konsiderueshëm të rritjes së Bullgarisë dhe të shteteve të tjera gjatë 2020-ës për shkak të masave për kundërvënien e pandemisë së Covid-19. Por duke pasur parasysh tkurrjen e konsiderueshme të disbalancave makroekonomike të vendit gjatë viteve të fundit, agjencia pret se ekonomia bullgare do të rivendoset gjatë vitit 2021.
Sektori i turizmit: jemi mjaftë të organizuar për këtë sezon të pazakonshëm
Tashmë ka të gjitha premisat për fillimin e stinës verore turistike më 15 qershor. Këtë e tha Polina Karastojanova, drejtoresha e Bordit Kombëtar të Turizmit, në një intervistë për NovaTV. Sipas fjalëve të saj sektori është i përgatitur dhe i organizuar mirë për këtë sezon të pazakonshëm. Karastojanova prognozoi se shumë turistë do të zgjedhin pushimet në mal në vend të atyre në bregdet dhe bujtinat e vogla familjare në vend të hoteleve të mëdha. Sipas saj Bullgaria nuk mund të konkurrohet me destinacionet e mëdha turistike si Turqia dhe Greqia, ku sektori mbështet fortë nga shteti.
Shteti do të ndihmojë kompanitë e transportit ndërqytetës
Është hartuar një masë në mbështetje të transportit ndërqytetës me autobusë, i cili është shumë i prekur nga pandemia e Covid-19. Këtë e tha për radion “Darik” Zv.Ministrja e punës dhe politikës sociale Zornica Rusinova. Që nga 1 korriku të punësuarit në firmat për transport me autobusë do të marrin nga 290 leva (148 euro) në muaj për periudhë 6 mujore. Kriteri kryesor për përdorimin e ndihmës është rënia në të ardhurat e kompanisë përkatëse të jetë të paktën 20%.
1353 testime për Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 14 janë pozitivet
14 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara gjatë testimeve të 1353 mostrave. 5 janë të infektuarit e rinj në Sofje, 4 – në Sliven, 2 – në Razgrad, nga një – në Pazarxhik, Pleven dhe Jamboll. Ndër të konfirmuarit ka një fëmijë 9-muajsh, i cili është pa simptoma dhe një shofer të ambulancës në Sofje. Këshu numri i përbashkët i të regjistruarve me Covid -19 në vend shkon në 2499. Ndër profesionistët e mjekësisë rastet janë 256. Tre janë njerëzit e vdekur për 24 orët e fundit dhe me ta numri i viktimave shkon në 139 me moshë mesatare 67 vjeç. Të shëruarit janë 48 dhe kështu numri i të shëruarve në Bullgari tashmë është 1064 veta, apo 42% prej të infektuarve.
Lejuan zhvillimin e konferencave dhe seminareve
Sot, 30 maj, Ministri i shëndetësisë lëshoi urdhëresë, me të cilën lejon zhvillimin e kongreseve, konferencave, seminareve, ekspozitave në kushtet e respektimit të masave parandaluese të lidhura me Covid-19 dhe në se të pranishmit në to nuk tejkalojnë 30% prej kapacitetit të përbashkët të hapësirave konkrete. Kjo u bë e qartë pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev me përfaqësues të Zyrës Bullgare të Kongreseve. Në të në fokus ishin problemet e sektorit të kongreseve dhe konferencave, i cili nuk funksionon që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Kryeministri komentoi se pasi tashmë ka tendencë të uljes së rasteve të regjistruara të të infektuarve, mund të liberalizohen gradualisht masat parandaluese për këtë lloj aktivitetesh.
Festa e qershive në Kjustendil do të organizohet, pavarësisht nga pandemia
Pavarësisht nga masat kundër epidemisë së Covid-19 në qytetin e Kjustendilit, Bullgari Jugperëndimore, festa e qershive do të zhvillohet gjatë javës së fundit të qershorit. Vendimi është marrë nga kryetari i baskisë. Do të ketë ekspozita të varieteteve të qershive nga rajoni i Kjustendilit dhe të prodhimeve artizanale të mjeshtërve vendas. Tradicionalisht festa e qytetit të famshëm me qershitë më të shijshme në vend tërheq njerëz nga e gjithë vendi dhe nga jashtë.
Hapën motosezonin e ri në qytetin bregdetar Varna.
Për herë të parë pas gjendjes së jashtëzakonshme në vend motoçiklistët nga Bullgaria Verilindore mbërritën në sheshin qendror të qytetit para katedrales “Fjetja e Hujëlindëses”, ku ishte pika nisëse e procesionit të tyre në rrugët e Varnës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2° dhe 3°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Dukshmëria do të zvogëlohet përkohësisht para mesditës, vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat maksimale do të..
Ministria e Punëve të Brendshme, thekson në një raport drejtuar kryeministrit në detyrë, Dimitër Gllavçev, se shkak për përshkallëzimin e protestës para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, janë bërë veprimet e drejtorit të teatrit, Vasill Vasilev, të cilat nuk..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë kandidatura - nga këto, vetëm partia "Ka një popull të tillë" (ITN) ndryshoi propozimin e vet, duke..
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si..