Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lagja artistike e Plovdivit Kapana nis të gjallërohet përsëri

Foto: Facebook /Kapana Fest Bazar

Pandemia e Covid-19 dhe kufizimet kundër epidemisë ndikuan negativisht shumë ngjarje kulturore, të planifikuara muaj të tërë më parë.Shumë evente u anuluan, të tjera – u shtynë për pjesën e dytë të vitit me shpresën se atëherë jeta do të vazhdojë të ndjekë ritmin e vet të zakonshëm. Por ka dhe njerëz, të cilët nuk kanë durim dhe tashmë guxojnë të organizojnë aktivitete të dryshme.

Pavarësisht se gjendja e jashtëzakonshme epidemike vazhdon deri në fundin e muajit qershor, organizatori i “Kapana Fest” në Plovdiv është i qetë për zhvillimin sa më të mbarë të një ngjarjeje tjetër të parapëlqyer nga qytetarët dhe miqtë e Plovdivit. Bëhet fjalë për pazarin e sendeve të artit, ku “aktorët kryesorë” janë zanatçinjtë e Bullgarisë. Sipas Nikolla Sivkovit nuk do të ketë pengesa për zhvillimin e tij në periudhën 18-21 qershor, sepse:


Tregu gjithmonë organizohet në mënyrë, e cila u përgjigjet masave kundër epidemisë. Gjithmonë respektojmë higjienën e duhur dhe ambientet dezinfektohen para ardhjes së qiramarrësve. Objektet janë të ndara nga njëra-tjetra dhe në këtë mënyrë respektojmë distancën sociale. Klientët do të mbajnë distancën e duhur dhe nuk do të lejojmë grumbullimin në një vend të shumë njerëzve. Në secilën stendë janë siguruar dezinfektues dhe doreza, kurse shitësit do të mbajnë maska”.

Theksat në katër ditët të pazarit do të jenë veprat e 80 autorëve bullgarë, imagjinata e të cilëve nuk njeh kufi. Stolisje të punuara me dorë, lojëra tavoline, suvenire, libra, kombinime mbresëlënëse të shijeve të ushqimeve dhe pijeve të pazakonshme janë vetëm disa nga gjërat, të cilët do të tërheqin vëmendjen e vizituesve të lagjes.

Ekspozita fotografike “Copë toke” e Johana Trajanova do të provokojë njerëzit që të shikojnë natyrën me sy të tjerë, të ndiejnë njëkohësisht forcën dhe brishtësinë  e saj. Për këtë do të ndihmojë përzierja e vizionit dhe tingullit nën një kube druri në Stadiumin Romak të qytetit.

Adhuruesit e pllakave të gramafonit gjithashtu do të gjejnë vendin e vet në treg në stendën e posaçme muzikore. Aty mund të gjejnë seleksionim interesant të muzikës së viteve 60-90-të të shekullit të kaluar, të zgjedhur nga DJ Stefan Kolev – Skill.


Duke folur për “Kapana Fest” – festivali më i madh i qytetit të Plovdivit, ai di të zhvillohet në mes të verës, në gusht.

“Në shtator, kur zakonisht organizojmë festivalin, shpesh kemi punuar në stuhi shiu – tha Sivkov. – Gushti është muaji, në të cilin moti bëhet më i mirë, sepse korriku është muaji më i ngrohtë. Përveç kësaj në gusht zakonisht nuk ka ngjarje kulturore, kurse në shtator programi kulturor është plot. Ky do të jetë edicioni i dhjetë i festivalit, prandaj do t’u tregojmë njerëzve si dukej festivali në edicionin e vet të parë. Njëra nga skenat do të duket në të njëjtën mënyrë siç dukej para dhjetë vjetësh. Po përgatitim dhe skenat e tjera”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Adnan Beci

Prof. Zlatimir Kolarov prezanton romanin e tij "Në sipërfaqen e hollë të akullit" në Tiranë

Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov , në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në..

botuar më 24-03-15 4.20.MD

Filma nga gjashtë kontinente në "Sofia Film Fest"

“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë..

botuar më 24-03-13 7.10.PD

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD