Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 108-të

Foto: BGNES

Maskat – përsëri të detyrueshme në ambiente të mbyllura

Mbajtja e maskave apo mjeteve të tjera, që mbulojnë hundën dhe gojën që nga sot përsëri është e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura. Përjashtim nga ky rregull mund të ketë vetëm për klientët e restoranteve dhe lokaleve. Kjo është shkruar në urdhëresën e fundit të Ministrit të shëndetësisë për masat e përkohshme kundër epidemisë në Bullgari për periudhën 23-30 qershor 2020. Në të njëjtin dokument thuhet se janë ndaluar vizitat e të afërmve të të hospitalizuarve në spitale.
Kontroll i forcuar për respektimin e masave kundër epidemisë në Sofje

Masat kundër epidemisë do të vazhdojnë dhe pas 30 qershorit

Është herët për të thënë në se ka valë të dytë në koronavirusit, por ka ndryshim të situatës me rritje të konsiderueshme të të infektuarve në vend në krahasim me dy javët e kaluara, tha për BNT kryeinspektori shëndetësor prof. asoc. Angell Kunçev. Prandaj shtabi për kundërvënien e koronavirusit rekomandon që masat kundër epidemisë të vazhdojnë të zbatohen dhe pas 30 qershorit. Ndoshta arsyet për këtë rritje janë komplekse dhe ajo nuk është karakteristike vetëm për Bullgarinë – situata është analogjike dhe në vendet rreth nesh, nënvizoi Angell Kunçev, duke shtuar se është realizuar prognoza e tij për dobësimin e virusit gjatë verës.

MPJ: Përdorni fluturime direkte brenda BE-së

Për shkak të kufizimeve për udhëtime nga shtetet e treta drejt vendeve të Bashkimit Evropian MPJ-ja bullgare rekomandon që të gjithë udhëtuesit nga Bullgaria deri në shtetet e BE-së dhe Zonës Shengen të mos përdorin fluturime transite përmes vendeve të treta. Nga Ministria rekomandojnë që të përdoren fluturime direkte në kuadrin e BE-së. Ka raste në të cilat autoritetet e shtetit të tretë përkatës nuk kanë shpallur kufizime për udhëtimin e shtetasve bullgarë, por vetë kompanitë ajrore kërkojnë dokumente suplementare për provimin e qëllimit të udhëtimit përmes shteteve të treta. Informacioni aktual për kushtet e udhëtimeve në Evropë publikohet në rubrikën “Udhëtoj për në...” në sajtin e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë gjoboi Kryeministrin për mosmbajtjen e maskës në ambient të mbyllur

Kryeministri Bojko Borisov dhe personat, të cilët e shoqëruan do të gjobohen me nga 150 euro për shkeljen e urdhëresës së Ministrit të Shëndetësisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave në hapësira të mbyllura publike, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.  Ndër të sanksionuarit ka gazetarë, fotografë, operatorë dhe të gjithë njerëzit, të cilët kanë qenë të pranishëm në kishën e Manastirit të Rilës. Ata do të marrin dokument për shkelje administrative për këtë se nuk respektojnë masat kundër epidemisë, bënë të ditur nga Ministria në përgjigje të pyetjes së gazetës “Sega”. Borisovi vizitoi Manastirin e Rilës për të kontrolluar ecurinë e punimeve të riparimit në manastir dhe të rindërtimit të rrugës, e cila çon deri në të.

Në transportin urban të kryeqytetit ka kontroll në masë për mbajtjen e maskave mbrojtëse

Gjoba është 300 leva (153 euro).  Deri në fund të muajit biletat për transportin urban do të mund të blihen nga kontrolluesit. Do të forcohen masat për ruajtjen e masave kundërepidemike edhe në vendet ku grumbullohen njerëzit e rinj. Policia njoftoi se ka dyfishuar ekipet, të cilat kontrollojnë mbajtjen e maskave në vendet e mbyllura publike.

Nuk do të mbyllin Bashkinë e Kryeqytetit për shkak të këshilltarëve të infektuar bashkiakë

Godina kryesore e Bashkisë së Sofjes nuk do të mbyllet për shkak të këshilltarëve bashkiakë, të cilët janë të sëmurë nga Covid-19, tha për Radion Kombëtare Bullgare Zv. Kryetari i Bashkisë Donço Barballov. Ai shpjegoi se në çdo 4 orë gjatë ditës së punës të gjitha ambientet e godinës dezinfektohen. Do të testohen vetëm njerëzit, të cilët kanë qenë në kontakt me këshilltarët e infektuar. Për koronavirus po testohet dhe personeli i kopshteve të fëmijëve në Sofje, patronazhit social dhe spitaleve. Po të ketë dhe dyshimin më të vogël, menjëherë bëhen testime sipas metodës PCR për të gjithë nëpunësit e administratës, ishte kategorik Barballov.

Bashkimi i Mjekëve: Shteti duhet të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor

Është obligim i shtetit që të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në dr. Ivan Maxharov – kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Më herët në një letër dërguar mediave Bashkimi reagoi ashpër ndaj qëllimit të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vendosur gjoba spitaleve, të cilat kërkojnë që pacientët e tyre të bëjnë testime për Covid-19. Kështu shumë pacientë heqin dorë nga mjekimi, sepse nuk mund ta paguajnë. Sipas Maxharovit pacientët nuk duhet t’i paguajnë këto teste, por në çmimet e të ashtuquajturave “shtigje klinike” nuk janë parashikuar shpenzime për PCR.

79 raste të reja të koronavirusit nga 2776 teste të bëra

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2776 veta. 79 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Më i madh është numri i të infektuarve në Sofje – 32, tregojnë të dhënat e Sistemit Informativ Kombëtar. Tani për tani rastet e regjistruara në vend janë 3984. 1606 prej tyre janë aktive. Personat e vdekur me koronavirus janë 207. 8 prej tyre - gjatë 24 orëve të fundit. Në spital janë vendosur 341 pacientë me Covid-19, 11 prej tyre janë në repartet intensive. Janë shëruar 2171 veta, 97 prej të cilëve janë regjistruar në harkun kohor 24 orësh.

Po testohen për koronavirus 200 studentë dhe pedagogë nga Universiteti i Sofjes

Rreth 200 studentë në degën e juridikut dhe pedagogë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” janë testuar për Covid-19. Ata kanë pasur kontakt me anëtarin e drejtorisë së Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Janaki Stoillov, i cili sot rezultoi pozitiv. Priten rezultatet. Të gjitha ambientet në Fakultetin e Juridikut të Universitetit të Sofjes, ku Stoillov ka zhvilluar provike, janë dezinfektuar. Në BSP gjithashtu u bënë teste. Katër prej tyre rezultuan pozitive.

Në Bullgari s’ka pasur kulm të Covid-19

Nuk mendoj se virusi ka qenë para derës sonë dhe pastaj ka ikur. Njerëzit në shoqërinë tonë gabimisht mendojnë se virusi mund të zhdukë, viruset kurrë nuk bëjnë kështu, tha për BNR virusologja prof. Mira Kozhuharova.  Sipas saj aktualisht jemi në etapën e zhvillimit të ngadaltë të epidemisë – kjo ka qenë dhe qëllimi kryesor i masave – të ngadalësohet ecuria e epidemisë. Në Bullgari s’ka pasur kulm i vërtet i virusit. Ajo dha si shembull javën e pestë të vitit kur në vendin tonë ka pasur 9231 njerëz me grip sezonal.

OBSH-ja: Heqja e shumë masave brenda një afati të shkurtër është gabim

Heqja e shumë masave parandaluese në Bullgari brenda një afati të shkurtër ishte një hap, i cili nuk është në përputhje me praktikën botërore. Për këtë shkak ne nuk mund të jemi të sigurt se çfarë çoi në kulmin e dytë të të infektuarve. Këtë e tha për Televizionin Kombëtar Bullgar përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë doc. Mihaill Okolijski. Mirëpo, ai nënvizoi se postblloqet nuk janë masa më efektive. Sipas tij ka nevojë për t’u gjetur balancë mes masave të dobësuara, ruajtjes së ekonomisë dhe ruajtjes së popullsisë.

Rekomandojnë shtyrjen e mbrëmjeve të maturës  

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 Ministria e Arsimit rekomandon shtyrjen e mbrëmjeve të maturës dhe zhvillimin e tyre pas 30 qershorit kur skadon gjendja e jashtëzakonshme epidemike. Nga Ministria komentuan për BNR se zhvillimi i mbrëmjeve të maturës është vendim i maturantëve dhe shkollave dhe Ministria e Arsimit s’ka kompetencë t’i kontrollojë ato, sepse zvilohen jashtë institucioneve arsimore. Është mirë të tregojmë pjekuri dhe të respektojmë këshillat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për përballimin e epidemisë.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS njoftoi se po nisin konsultimet politike në parlament

Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, njoftoi qendra e shtypit e partisë GERB. Takimet fillojnë më 13 nëntor. Për orën 8:30 të mëngjesit janë..

rinovuar më 24-11-12 6.58.MD

PP-DB dhe MEÇ kanë dallime sa u përket partneriteteve të mundshme të qeverisjes

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe MEÇ kanë synime të përbashkëta në lidhje me legjislacionin kundër korrupsionit, por ndryshojnë në partneritetet e mundshme të qeverisjes. Të dy palët u takuan për të diskutuar mundësitë e..

rinovuar më 24-11-12 6.18.MD
Ministri Zaprjanov

Pajisjet e aviacionit në Bullgari janë në mungesë prej vitesh

Gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të inspektimit në Forcat Ajrore pas përplasjes së një avioni stërvitor luftarak në aeroportin "Graf Ignatievo", ku humbën jetën dy pilotë , ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov theksoi se ekziston një..

botuar më 24-11-12 4.53.MD