Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkoi nga Greqia zgjidhje të problemit në kufi

Zëvendësministri Petko Dojkov
Foto: MPJ

Zëvendësministri Petko Dojkov thirri urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin grek Dhimitrios Hronopoulos. Është shtruar çështja për hapjen e pikëkalimeve me Greqinë. Dojkov ka nënvizuar situatën e rëndë tek “Kullata – Promahon” për shkak të radhëve të gjata, duke shkaktuar shqetësime të mëdha tek qytetarët. Është kërkuar krijimi i korridoreve të veçanta për shtetasit e BE-së dhe për vende të treta, që të shpejtohet kalimi.

Hronopoulos ka shprehur keqardhje për situatën, duke sqaruar se rregullat e reja u përkasin të gjithë shtetasve që vijnë në Greqi, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe kanë qëllim për të kontrolluar koronavirusin pas hapjes së vendit për turistë të huaj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD