Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje po vazhdojnë A to Jazz Concerts

Ndarja e muzikës është një përjetim magnetik dhe i pazëvendësueshëm pohon Petër Dimitrov

Foto: Facebook / atojazzfestival

Një nga ngjarjet më të mëdha kulturore tek ne , A to Jazz ia dedikon  lavdinë e vet seleksionimit të shkëlqyer  të muzikantëve dhe zgjedhjes së skenës, të vendosur në parkun qendror të kryeqytetit. Festivali i cili gjatë vitit 2019 mblodhi 35 000 veta publik, tani po shënon 10 vjetorin e vet. Adhuruesit prisnin një festë madhështore me një program marramendës. Por, në bazë të shkaqeve të ditura, u krijuan ndryshime të rëndësishme. U paraqit A to Jazz Concerts – "formati zëvendësues" prej 7 ngjarjeve në 3 fundjave njëra pas tjetrës.

“Përsëri e mbushëm me përmbajtje moton tonë “Sofja është xhaz” – thotë Petër Dimitrov, drejtor i festivalit dhe vazhdon:

Petër Dimitrov

“Mundëm ta rikthejmë xhazin në Sofje, jemi të lumtur se koncertet e para patën një sukses të madh. Dhe artistët dhe publiku janë të etur për këtë përjetim magjik-ndarjen e gjallë të muzikës. Do të zhvillohen shfaqjet e këngëtares së xhazit Milica Glladnishka, Mihaill Josifov sekstet me mik të posaçëm Vasill Spasov – piano. Jashtëzakonisht interesant është programi i Hristo Jocovit dhe Jazz Cats, të cilët ekzekutojnë muzikë, të krijuar gjatë periudhës së izolimit. Kurse Miro Ivanov do të tregojë projektin The Little Aliens. Në këtë “koncert të dyfishtë” më 12 korrik  do të dëgjojmë po kështu Audiobook-projekti i ri i këngëtares Desi Andonova dhe The Visual Madmen.  

Koncertet kësaj radhe janë në Platformën A6 – hapësira më e re e hapur për kulturë në Sofje.

“Organizimin e bëmë “jo në letër”, por me një kujdes të vërtetë ndaj shëndetit dhe pa prekshmërinë e njerëzve. Lëvizja hyrje-dalje është e një drejtimi, distanca midis vendeve për tu ulur  është 1.50 metra. Në të hyrë kalohet përmes “anti Covid kabinë”, në të cilën për 10 sekonda njeriu dezinfektohet përmes ozonit, shkel dhe mbi një shtroje me preparat të posaçëm.” 

Gjatë muajve të fundit u anuluan dhjetëra festivale, kurse disa nga xhaz-forumet më të autoritetshme preferuan transmetime të incizimeve në internet nga edicionet e mëparshme. Optimizmi është mbase forca lëvizëse e cila e ka frymëzuar drejtorin e A to Jazz të formojë programin e tanishëm. Ja dhe përgjigjen e tij: “Më tepër jam realist, derisa është e mundur në këtë situatë të paparashikueshme dhe dinamika e ngjarjeve. E gjithë bota është e bllokuar, do të kalojnë vite përpara së të lëviz përsëri. Pavarësisht nga të gjitha, nuk duhet të dorëzohemi. Prej shekujve arti krijohet që të mund të tregohet, të ndihet, të përjetohet aty për aty. Piktura mund të shikojmë nga më të ndryshmet por, asnjëherë nuk do të dëgjojmë lojën e ngjyrimeve, të mund të ndiejmë këtë vibracion. Teknologjitë na sjellin informacion, mund të fitojmë një përfytyrim për mjeshtërinë e interpretuesve. Kaq vite kemi shikuar koncerte të gjalla fenomenale simfonike, të operës, rok dhe xhaz. Por, të ndodhesh në disa metra nga skena, të përjetosh ngjarjet... Asnjë , asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të mund ta zëvendësojë këtë”.

A to Jazz 2019

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / atojazzfestival



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD