Koalicioni në pushtet ruan stabilitetin e tij dhe në këtë përbërje do të vazhdojë të udhëheqë shtetin deri në pranverën e vitit të ardhshëm, kur përfundon mandati. Kjo u njoftua pas mbledhjes së Këshillit të Koalicionit në pushtet GERB dhe Patriotët e Bashkuar. Pas përballimit të votës së mosbesimit ndaj qeverisë në parlament kërkuar nga e majta do të diskutohen disa ndryshime në kabinet. Kryeministri Borisov tha, se tani nuk është momenti për formimin e qeverisë teknike. Ai shtoi, se duke marrë parasysh situatën me koronavirusin “vijnë ditë shumë të vështira”. “Duke shikuar fytyrat e protestave nuk mund t’i përfytyrojë shteti të udhëhiqet nga njerëz të tillë. Do të shembet menjëherë sepse ata e kanë udhëhequr dhe ne tashmë i kemi parë”, tha kryeministri.
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..