Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia i riorientoi turistët drejt formave alternative të pushimit

Vila romake “Armira”
Foto: bulgariatravel.org

Për shumicën e turistëve bullgarë dhe të huaj pushimi tradicional veror në det deri në një shkallë të madhe u pengua nga pandemia me Covid-19. Si rezultat - pushuesit nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi janë shumë më pak nga kapaciteti i vendpushimeve tona. Por, po vihet re një kërkim më i madh i pushimeve në fshatra dhe në vila pa u grumbulluar shumë njerëz. Ja përse një sërë ekspertësh në fushën e turizmit filluan të flasin se mbase duhet të shfrytëzojmë këtë tendencë dhe ta përqendrojmë vëmendjen tek llojet më pak të përhapura të turizmit dhe pushimit.

Një prej tyre është turizmi kulturor. Ai ka potencialin të sigurojë si një punësim pothuajse gjatë gjithë vitit, kështu dhe të larmojë ofertat e pushimit veror dhe dimëror.  Përveç kësaj, turizmi kulturor tërheq njerëz me të ardhura të larta dhe interesa më të gjera, për të cilët të kthehesh i pasuruar dhe me dije të reja prej një pushimi është diçka shumë e vlefshme dhe frymëzuese. Kurse pasuria prej mbi 40 000 monumenteve kulturore nga epokat e ndryshme historike, me të cilat disponon Bullgaria, vizaton  perspektiva të mira. Gjashtë nga këto monumente kulturore - Kisha e Bojanës, Kalorësi i Madarës, Varreza e qytetit Kazanllëk, Manastiret shkëmbore të Ivanovos, Nesebëri i vjetër, Manastiri i Rillës, Varreza e Sveshtarit janë një pjesë nga lista e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s.

Manastiri i Rillës

Përpara ca kohe Komisioni Evropian  prezantoi një platformë të re në internet për rifillimin e sigurt të turizmit Re-open EU. Që t’i ndihmojë njerëzit që të planifikojnë udhëtimin e vet, platforma ofron një informacion aktual për kufijtë, transportin, kufizimet për udhëtim, masat për shëndetin dhe të sigurisë publike si dhe një informacion tjetër të dobishëm.

Njëkohësisht me këtë, Komisioni starton dhe një fushatë në përkrahje të kulturës dhe të turizmit kulturor nën titullin “Kultura e Evropës është fare afër jush”. Përmes prezantimit të produkteve turistike, të bazuara mbi kulturën dhe trashëgiminë kulturore dhe historike, synohet ringjallja e turizmit vendor dhe e ekonomive vendore.


Me sa situata me pandeminë  dhe iniciativat e ndërmarra do të ndikojnë për zhvillimin e sektorit të turizmit kulturor tek ne, do të kuptojmë në të ardhmen. Por si një pjesë e një politike evropiane më afatgjatë, mbi programet e ndryshme operative të vendit tonë janë lëshuar mjete për restaurimin dhe shoqërizimin e objekteve të turizmit kulturor. Në sajë të tyre një jetë të re për turizëm filluan të jetojnë kryeqyteti i lashtë bullgar Pliska, bazilika e hershme e krishterë Kisha e Kuqe rreth qytetit Perushtica, kompleksi antik kulturor “Serdika” në Sofje, rezervati historik Trapezica në qytetin Veliko Tërnovo, “Kazerma kryq” në qytetin Vidin, vila romake “Armira” rreth qytetit Ivajllovgrad, Manastiri i Kremikovos pranë Sofjes, kompleksi arkeologjik Perperikon” dhe shumë të tjera, të cilat po kështu presin të zbulohen nga miqtë bullgarë dhe të huaj.

Kisha e kuqe rreth qytetit Perushtica

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ivan Ivanov, BGNES, BE, Pixabay, bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD