Për shumicën e turistëve bullgarë dhe të huaj pushimi tradicional veror në det deri në një shkallë të madhe u pengua nga pandemia me Covid-19. Si rezultat - pushuesit nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi janë shumë më pak nga kapaciteti i vendpushimeve tona. Por, po vihet re një kërkim më i madh i pushimeve në fshatra dhe në vila pa u grumbulluar shumë njerëz. Ja përse një sërë ekspertësh në fushën e turizmit filluan të flasin se mbase duhet të shfrytëzojmë këtë tendencë dhe ta përqendrojmë vëmendjen tek llojet më pak të përhapura të turizmit dhe pushimit.
Një prej tyre është turizmi kulturor. Ai ka potencialin të sigurojë si një punësim pothuajse gjatë gjithë vitit, kështu dhe të larmojë ofertat e pushimit veror dhe dimëror. Përveç kësaj, turizmi kulturor tërheq njerëz me të ardhura të larta dhe interesa më të gjera, për të cilët të kthehesh i pasuruar dhe me dije të reja prej një pushimi është diçka shumë e vlefshme dhe frymëzuese. Kurse pasuria prej mbi 40 000 monumenteve kulturore nga epokat e ndryshme historike, me të cilat disponon Bullgaria, vizaton perspektiva të mira. Gjashtë nga këto monumente kulturore - Kisha e Bojanës, Kalorësi i Madarës, Varreza e qytetit Kazanllëk, Manastiret shkëmbore të Ivanovos, Nesebëri i vjetër, Manastiri i Rillës, Varreza e Sveshtarit janë një pjesë nga lista e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s.
Përpara ca kohe Komisioni Evropian prezantoi një platformë të re në internet për rifillimin e sigurt të turizmit Re-open EU. Që t’i ndihmojë njerëzit që të planifikojnë udhëtimin e vet, platforma ofron një informacion aktual për kufijtë, transportin, kufizimet për udhëtim, masat për shëndetin dhe të sigurisë publike si dhe një informacion tjetër të dobishëm.
Njëkohësisht me këtë, Komisioni starton dhe një fushatë në përkrahje të kulturës dhe të turizmit kulturor nën titullin “Kultura e Evropës është fare afër jush”. Përmes prezantimit të produkteve turistike, të bazuara mbi kulturën dhe trashëgiminë kulturore dhe historike, synohet ringjallja e turizmit vendor dhe e ekonomive vendore.
Me sa situata me pandeminë dhe iniciativat e ndërmarra do të ndikojnë për zhvillimin e sektorit të turizmit kulturor tek ne, do të kuptojmë në të ardhmen. Por si një pjesë e një politike evropiane më afatgjatë, mbi programet e ndryshme operative të vendit tonë janë lëshuar mjete për restaurimin dhe shoqërizimin e objekteve të turizmit kulturor. Në sajë të tyre një jetë të re për turizëm filluan të jetojnë kryeqyteti i lashtë bullgar Pliska, bazilika e hershme e krishterë Kisha e Kuqe rreth qytetit Perushtica, kompleksi antik kulturor “Serdika” në Sofje, rezervati historik Trapezica në qytetin Veliko Tërnovo, “Kazerma kryq” në qytetin Vidin, vila romake “Armira” rreth qytetit Ivajllovgrad, Manastiri i Kremikovos pranë Sofjes, kompleksi arkeologjik Perperikon” dhe shumë të tjera, të cilat po kështu presin të zbulohen nga miqtë bullgarë dhe të huaj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ivan Ivanov, BGNES, BE, Pixabay, bulgariatravel.org
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..