“Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë për zgjedhje para afatit dhe dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisovit dhe të Kryeprokurorit”, shkroi në rrjetet sociale liderja e BSP-së Kornelija Ninova disa orë para fillimit të mitingut të partisë në qendër të kryeqytetit.
Liderja e së majtës e quajti “fitore” çlirimin e popullit nga frika dhe apatia dhe deklaron se po vjen një krizë, me të cilën pushtetarët nuk mund të përballen.
BSP zhvilloi sot tubimin e saj tradicional, por jo si zakonisht në Buzlluxha, por para godinës së Këshillit të Ministrave. Mitingu me moto “Kundër korrupsionit dhe vjedhjes – së bashku për Bullgarinë”. “Njerëzit kanë të drejtën të protestojnë, ju lutem të mos ketë dhunë dhe provokacione dhe çdonjëri ta shprehë mendimin e vet, por me respekt ndaj të tjerëve”, iu drejtua Kornelia Ninova shumicës së grumbulluar.
Sa i përket protestave të djeshme, kur protestuesit kishin rrethuar Televizionin Kombëtar Bullgar dhe liderja e BSP-së duhej të dilte nga ndërtesa me kordon policësh pasi mori pjesë në programin televiziv “Panorama” ajo deklaroi: Nuk mendoj se ka skenarë”.Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...