Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Greqia kërkon PCR test negativ për qytetarët që mbërrijnë me avion nga Bullgaria

| rinovuar më 20-07-25 3.47.MD
Foto: BTA

Masa kufizuese do të hyjë në fuqi më 28 korrik, kur autoritetet kufitare greke do të kërkojnë PCR test negativ për koronavirus, të bërë deri në 72 orë para hyrjes në vend, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Cerifikata duhet të jetë në anglisht dhe të përmbajë tre emrat dhe numrin e pasaportës (kartës së identiteti) të pasagjerit. Testet do të njihen në qoftë se janë bërë në laboratorë kombëtarë, ose privatë, të akredituar nga organet shtetërore.

Më 28 dhe 29 korrik pasagjerët të cilët nuk kanë test për Covid-19 do të testohen nga autoritetet greke gjatë mbërritjes së tyre në Greqi.

Mbetet në fuqi kërkesa për formular të plotësuar elektronik për lokalizimin e pasagjerëve (PLF), kod QR, minimum 24 orë para mbërritjes.

Nuk ka ndryshim të kërkesave për kalimin e kufirit tokësor mes dy vendeve tona.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD