Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bastet nga Mallko Tërnovo - midis legjendave dhe realitetit

Foto: Pixabay, foto kolazh: Radio Bullgaria

Përpara afro 40 vjetëve një ekspeditë sekrete shkon në vendbanimin Gradishte në Stranxha (në Bullgarinë Juglindore) që të studiojë një vend tepër misterioz, por të lidhur me një qytetërim të lashtë. Objekti është i vendosur mbi hartën e thesarkërkuesve, kurse ekipi është i drejtuar personalisht nga Ljudmilla Zhivkova, vajza e udhëheqësit të parë bullgar të shtetit nga e kaluara socialiste - Todor Zhivkov. Pavarësisht nga paralajmërimet e profetes së njohur bullgare Vanga të mos të afrohen deri tek ky vend, studiuesit arrijnë deri më 25 metra thellësi. Sipas profetes aty është varrosur sekreti i njerëzimit, por akoma nuk është dhënë për t’u zbuluar.  

Gjatë vitit 2018, arkeologu Daniell Pantov, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Primorsko, mundet të zbulojë ekzistencën e një sendi metalik, në rreth 18 metra nën shtresën e gërmimeve fillestare. Në sajë të radarit gjeologjik të vetëm në Bullgari, pronë e muzeut, ekipi ka saktësuar se, gjetja është e vendosur në një dhomë, deri tek e cila arrihet nëpër galeri në formë spirale. Ajo që është parë e ndez edhe më shumë dëshirën e arkeologëve të zbulojnë enigmën e zhytur në misteret e kohës:

Daniell Pantov gjatë kohës së gërmimeve gjatë vitit 2018/ Foto: Muzeu Historik në qytetin Primorsko

“Do të bëjmë provë të hyjmë - thotë Daniell Pantov, i cili është me prejardhje nga Stranxha dhe është i rritur me legjendat e lidhura me këtë vend. -  Kjo është në shpirtin e studiuesit dhe për mua është interesante  të shikoj se pikërisht për çfarë bëhet fjalë, por në këtë etapë nuk shikoj sesi mund të bëhet. Nga njëra anë është kriza për shkak të pandemisë, kurse nga ana tjetër - bashkia është e varfër, edhe shteti nuk financon një tip të tillë studimesh. Deri në një shkallë të madhe kjo varet nga autoritetet vendase, sepse ata kanë një interes më të madh që rajoni të zhvillohet. Në qoftë se kjo bëhet jam i sigurt se do të gjenden njerëz, të cilët të mos të kenë frikë nga ato që fliten për vendin dhe se do ta bëjmë ashtu siç duhet.

Pavarësisht nga vonimi i stinës arkeologjike, sivjet janë parashikuar studime në lindje nga qyteti Mallko Tërnovo:

“Bëhet fjalë për një tumul, i cili nuk ka lidhje  me objektin konkret, por mbase ka diçka të përbashkët me veprimtarinë nëpër miniera dhe me banuesit në rajonet Mishkova Niva dhe Gradishte - sqaron arkeologu. - Në rrëzat e kalasë Gradishte gjendet dhe varri i supozuar i Bastetit. Ne mbajmë lidhje me arkeologun e vetëm, i cili atëherë ka qenë i pranishëm në gërmimet - profesor Ilja Prokopov. Në qoftë se fillojmë studimet, shpresoj që ai të jetë një pjesë nga ekipi ynë”.

Dikur, në Stranxhën mitike ka pasur mjaft vende të shenjta, të cilat sot zgjojnë pyetje të shumta. Që të gjitha dokumentet dhe zbulimet rreth  objektit misterioz janë të mbuluar me sekrete, të fshehura nga studiuesit. Supozohet se, është një pjesë nga një tempull i lashtë i shenjtë, i cili është kthyer në varrezë, por nuk ka dëshmi shpresëdhënëse. Ndoshta çdo gjë është mbuluar në një fshehtësi të plotë dhe arkeologët nuk disponojnë fakte konkrete, që është me rëndësi për studimet e tyre. Dihet vetëm se, gjatë punimit nëpër galeritë u zbuluan fragmente prej qeramike, instrumente për punimin e tokës dhe gjetje të tjera arkeologjike, por deri aty.

Hyrja drejt shpellës me varrezën e supozuar të Bastet / Foto: Ivo Filipov

“Personalisht për mua sfida është që të mund të shikohet dhe të saktësohet nëse bëhet fjalë me të vërtetë për varrezë. Këtu ne nuk flasim për ndonjë farë sendesh zbukurimi, të lidhura me gjetjen, por më tepër për shkrimin, i cili përmendet dhe gojëdhënat për një send me prejardhje jashtëtokësore. Është shumë e mundshme të jenë galeri me minerale dhe xeheror, në të cilat ka sende për punimin e tokës, të lidhura me punën në to dhe të mos ketë asgjë nga kjo e cila tregohet në legjendat për këtë krahinë. Por, në disa vende, madje dhe në letërsi, janë përshkruar blloqe prej graniti, të cilat të lënë të nënkuptosh se mund të ketë ekzistencë dhe të ndonjë gjëje tjetër.

Sa i përket legjendës, e cila është e lidhur me perëndeshën egjiptiane Bastet -sipas fjalëve të arkeologut, nuk përjashtohet prania e qytetërimit egjiptian, mjafton që të ketë pasur një të tillë nëpër tokat tona.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD