Përpara afro 40 vjetëve një ekspeditë sekrete shkon në vendbanimin Gradishte në Stranxha (në Bullgarinë Juglindore) që të studiojë një vend tepër misterioz, por të lidhur me një qytetërim të lashtë. Objekti është i vendosur mbi hartën e thesarkërkuesve, kurse ekipi është i drejtuar personalisht nga Ljudmilla Zhivkova, vajza e udhëheqësit të parë bullgar të shtetit nga e kaluara socialiste - Todor Zhivkov. Pavarësisht nga paralajmërimet e profetes së njohur bullgare Vanga të mos të afrohen deri tek ky vend, studiuesit arrijnë deri më 25 metra thellësi. Sipas profetes aty është varrosur sekreti i njerëzimit, por akoma nuk është dhënë për t’u zbuluar.
Gjatë vitit 2018, arkeologu Daniell Pantov, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Primorsko, mundet të zbulojë ekzistencën e një sendi metalik, në rreth 18 metra nën shtresën e gërmimeve fillestare. Në sajë të radarit gjeologjik të vetëm në Bullgari, pronë e muzeut, ekipi ka saktësuar se, gjetja është e vendosur në një dhomë, deri tek e cila arrihet nëpër galeri në formë spirale. Ajo që është parë e ndez edhe më shumë dëshirën e arkeologëve të zbulojnë enigmën e zhytur në misteret e kohës:
“Do të bëjmë provë të hyjmë - thotë Daniell Pantov, i cili është me prejardhje nga Stranxha dhe është i rritur me legjendat e lidhura me këtë vend. - Kjo është në shpirtin e studiuesit dhe për mua është interesante të shikoj se pikërisht për çfarë bëhet fjalë, por në këtë etapë nuk shikoj sesi mund të bëhet. Nga njëra anë është kriza për shkak të pandemisë, kurse nga ana tjetër - bashkia është e varfër, edhe shteti nuk financon një tip të tillë studimesh. Deri në një shkallë të madhe kjo varet nga autoritetet vendase, sepse ata kanë një interes më të madh që rajoni të zhvillohet. Në qoftë se kjo bëhet jam i sigurt se do të gjenden njerëz, të cilët të mos të kenë frikë nga ato që fliten për vendin dhe se do ta bëjmë ashtu siç duhet.
Pavarësisht nga vonimi i stinës arkeologjike, sivjet janë parashikuar studime në lindje nga qyteti Mallko Tërnovo:
“Bëhet fjalë për një tumul, i cili nuk ka lidhje me objektin konkret, por mbase ka diçka të përbashkët me veprimtarinë nëpër miniera dhe me banuesit në rajonet Mishkova Niva dhe Gradishte - sqaron arkeologu. - Në rrëzat e kalasë Gradishte gjendet dhe varri i supozuar i Bastetit. Ne mbajmë lidhje me arkeologun e vetëm, i cili atëherë ka qenë i pranishëm në gërmimet - profesor Ilja Prokopov. Në qoftë se fillojmë studimet, shpresoj që ai të jetë një pjesë nga ekipi ynë”.
Dikur, në Stranxhën mitike ka pasur mjaft vende të shenjta, të cilat sot zgjojnë pyetje të shumta. Që të gjitha dokumentet dhe zbulimet rreth objektit misterioz janë të mbuluar me sekrete, të fshehura nga studiuesit. Supozohet se, është një pjesë nga një tempull i lashtë i shenjtë, i cili është kthyer në varrezë, por nuk ka dëshmi shpresëdhënëse. Ndoshta çdo gjë është mbuluar në një fshehtësi të plotë dhe arkeologët nuk disponojnë fakte konkrete, që është me rëndësi për studimet e tyre. Dihet vetëm se, gjatë punimit nëpër galeritë u zbuluan fragmente prej qeramike, instrumente për punimin e tokës dhe gjetje të tjera arkeologjike, por deri aty.
“Personalisht për mua sfida është që të mund të shikohet dhe të saktësohet nëse bëhet fjalë me të vërtetë për varrezë. Këtu ne nuk flasim për ndonjë farë sendesh zbukurimi, të lidhura me gjetjen, por më tepër për shkrimin, i cili përmendet dhe gojëdhënat për një send me prejardhje jashtëtokësore. Është shumë e mundshme të jenë galeri me minerale dhe xeheror, në të cilat ka sende për punimin e tokës, të lidhura me punën në to dhe të mos ketë asgjë nga kjo e cila tregohet në legjendat për këtë krahinë. Por, në disa vende, madje dhe në letërsi, janë përshkruar blloqe prej graniti, të cilat të lënë të nënkuptosh se mund të ketë ekzistencë dhe të ndonjë gjëje tjetër.
Sa i përket legjendës, e cila është e lidhur me perëndeshën egjiptiane Bastet -sipas fjalëve të arkeologut, nuk përjashtohet prania e qytetërimit egjiptian, mjafton që të ketë pasur një të tillë nëpër tokat tona.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..