Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëra nga protestat antiqeveritare në Sofje

Protestuesit: Një njeri i cili qëndron mjaft gjatë në pushtet, ai vet harrohet

Foto: BTA

Përpara 30 vjetëve bullgarët dolën nëpër sheshet me kërkesën të rivendosin shtetin e tyre, i cili duhej të ndahet me sistemin e rregullimit totalitar. Sot njerëzit nga e gjithë Bullgaria përsëri protestojnë me një qëllim - më në fund të mund të jetojnë në një shtet juridik dhe demokratik.

Prej 21 ditëve Aleksandër po i kalon mbrëmjet e tij nën dritaret e pushtetit. Përpara Radio Bullgarisë ai shpjegon se e udhëheq ”drejtimi qeveritar i cili mbështetet në resurset publike në dobi të një rrethi të vogël njerëzish dhe në këtë mënyrë e dëmton tërë kombin”.

“Të fillohet nga dorëheqja e qeverisë, dorëheqja e prokurorit të përgjithshëm dhe dorëheqje e shefit të Televizionit Kombëtar Bullgar - tregon rrugëdaljen nga kriza politike ai. Ne duam ndryshime në Kushtetutë, të cilat prekin sistemin gjyqësor, që të mos ketë pushtet të pakontrolluar në duart e prokurorit të përgjithshëm.

Ne po luftojmë për një shtet të së drejtës, në të cilin nuk vidhet nga populli dhe krimet dënohen. Ka njerëz, të cilët mund t’i realizojnë reformat - ata mund të shihen sepse flasin çdo mbrëmje këtu. Aktualisht drejtuesit po mundohen të fitojnë kohë me rokada qeveritare dhe me shpërndarjen e parave, derisa të vijë data 1 gusht dhe të dalin me pushim”.  

Aleksandri refuzon që ta fotografojnë, sepse  sipas tij nuk është fytyra kryesore, por sjellja e tij prej qytetari e përcakton në mënyrë më të drejtë. Ai do të mbetet në shesh deri në dhënien e dorëheqjeve.  

Mungesa e veprimeve nga ana e kryeprokurorit Ivan Geshen dhe sjellja e tij e pafytyrë dhe e pakuptimtë”. Kështu në mënyrë tepër lakonike i përshkruan motivet e tij  për të qenë çdo ditë në protestat Deljan Pirinski, i cili kërkon ndryshim të modelit të Prokurorisë - “të mos jetë rreptësishtë hierarkik të tipit stalinist”. Programuesi 30 vjeçar është simpatizant i krijimtarisë që shihet nëpër sheshe, duke dhënë për shembull kolazhet me deputetin nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë Deljan Peevski, i pikturuar si një gjigant i cili ha njerëz, si dhe me dragoin me tri kokë Dogan – Peevski - Borisov.

“Nuk mendoj se udhëtimet me xhip janë në përgjigje të protestave - thotë Deljan Pirinski. - Sa i përket dhënies së parave, me fjalë të tjera të qindarkave të vogla, Bojko Borisovi po mundohet të bëjë çdo gjë të mundur , që të ulë tensionin në shoqëri dhe të fitojë pak nga besimi i humbur. Por, nuk mendoj se këto veprime punojnë  -tepër qesharake janë shumat, të cilat u propozohen njerëzve”.

“Kjo më tepër i ngjan një fushate parazgjedhore me para të shtetit, shton një demonstrues i cili qëndron afër.

Desisllava Hristova del çdo ditë në shesh për shkak të “krijimtarisë së gjithanshme të kryeministrit dhe të kabinetit të tij”. “Po protestoj jo të hiqen disa ministra-dua që të gjithë të ikin dhe të ketë një restart të sistemit”, shton  juristja përpara reporterit të Radio Bullgarisë. Sipas fjalëve të saj qeveria në këtë moment po shpëton në regjim avarie, kurse njerëzit e larmishëm nëpër sheshet bashkohen në më të rëndësishmen - dorëheqjen e kabinetit dhe të prokurorit të përgjithshëm.

“Asnjë nuk i do “reformëzat” e kryeministrit - vazhdon ajo. Dua të them në lidhje me incizimin e ri i cili doli në qarkullim me zërin “gjoja” të kryeministrit, i cili përdor një gjuhë pa cezurë - Zoti Borisov ti je një turp për këtë shtet! Që këtu e tutje asnjeri nuk duhet të besojë se kjo është diçka e babait të tij dhe se do të thotë se ai ndërton, ai shpërndan. Ai shkaktoi një zemërim të madh në shoqëri. Një shoqëri së cilës i ka ardhur deri në majën e hundës që të shkelet, të gënjehet, të manipulohet  dhe të jetojë në prag të mjerimit gjithmonë në bishtin e Evropës. Madje dhe ndërtimet i dolën të dobëta e të pasakta, sepse nuk mundet të investosh shumë pak, dhe njëkohësisht të kërkosh një rezultat të madh.”

Hapat më të ngutshme e të afërta sipas Desisllava Hristovës , janë një qeveri teknike, e cila të përgatisë zgjedhje të sinqerta dhe të nxjerrë në dritë akoma fakte të tjera nga prapaskena e pushtetit.

“Një njeri i cili qëndron shumë gjatë në pushtet, sëmuret dhe vuan nga sëmundja e pushtetit dhe vet harrohet - përfundon Desisllava Hristova. Nuk është e udhës të jesh gjithmonë në pushtet, këtë ne e dimë shumë mirë nga e kaluara”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD