Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Kulturës lëshon para për studimin dhe konservimin e kalasë në baskinë Tvërdica

Foto: arkiv

Mbeturinat nga kalaja-qytet Verdica, në tokën e Tvërdicës (në pjesën Qendrore të Bullgarisë Jugore) do të studiohen dhe do të konservohen, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës i ofron 18 000 leva /afro 9 000 euro/ Muzeut Historik në qytet. Projekti parashikon spastrimin e mbeturinave të një kishe me një nef, në lindje nga muri rrethues i kalasë, si dhe hapjen e një pjese nga murri i jashtëm i kalasë.

Në kohën e kaluar Verdica, e cila gjendet në fillimin e njërës prej rrugëve më të shkurtra nga Trakia për në Bullgarinë Veriore, ka pasur një rëndësi të madhe për mbrojtjen e kryeqytetit Tërnovo. Gjatë vitit 1959 në 20 metra në juglindje nga kalaja është zbuluar dhe kisha e cila daton sipas arkeologëve nga periudha e shekujve 11-12.