Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bansko ofron ajër të freskët malor dhe kthen vizituesit në historinë e Bullgarisë

Foto: BGNES

Mali Pirin me faqet e tij të larmishme në çdo stinë që prej kohe e ka kthyer Bansko në një vendpushim tërheqës. Përderisa bjeshkët e tij janë të mbuluara me dëborë në pistat garojnë skiatorë të njohur, ndërsa adhuruesit e sporteve të bardha rrëshqasin nëpër terrenet e mirëmbajtura.

Me ardhjen e pranverës, kur dëbora i lë vend gjelbërimit bjeshkët malor shndërrohen në një vend të mrekullueshëm për shëtitje turistike.

Krahas të gjitha këtyre përparësive Bansko është një qytet me histori të pasur për të cilën dëshmojnë arkitektura e vjetër dhe traditat e ruajtura. Këtu lindën rilindësit popullorë Pajisij Hilendarski, Neofit Rillski, Nikolla Vapcarov...

Sot megjithë epideminë e Covid-19 pushimorja prapë është e hapur për turistë. Kalendari veror u zgjerua me festivale të reja dhe me veprimtari të larmishme kulturore. Hotelet dhe restorantet kanë shenjën e sigurisë ripohuar nga Inspektimi Regjional Shëndetësor.

Më shumë fakte interesante për historinë dhe kulturën e qytetit Bansko mund të lexoni në materialin “Qyteti Bansko – magjia e së kaluarës”.

Foto: BGNES, visit-bansko.bg

Më shumë nga rubrika

Përparësja – kartëvizita e bullgares në të kaluarën

Dikur bullgarja i ka punuar vetë veshjet e veta, duke zgjedhur materialet, ngjyrat dhe elementet, ndërsa përparësja ka qenë diçka si “kartëvizita e saj”. Përparësja ka treguar nga çfarë vendbanimi është gruaja, sa e pasur është, nëse është e ve, ose do që..

botuar më 20-10-04 4.20.PD

Lugina e Beli Iskërit – shijoni natyrën e egër të malit Rilla

Buzë malit Rilla, jo larg qytetit Samokov, njeriu mund të shijojë qetësinë, ajrin e kristaltë dhe natyrën e virgjër larg qytetërimit. Për këtë qëllim është krijuar një shteg i këndshëm. Ai fillon që nga fshati Beli Iskër dhe ndjek rrymën e lumit me të..

botuar më 20-10-03 4.25.PD

Batanijet “e rënda” qetësojnë psikikën nëpërmjet terapisë së huazuar nga shkenca

Batanije të buta me surpriza shkëlqyese dhe të zhurmshme për fëmijët janë një mjet i cili mund të jetë në ndihmë të fëmijëve me probleme në të folurin të cilët e frekuentojnë logopedin dhe të cilët nuk e ndjejnë veten të sigurt në klasë. Dizajnere..

botuar më 20-09-27 4.05.PD