Data 26 gusht 1990 mbetet përgjithmonë në historinë e Bullgarisë me zjarrvënien e njërit prej simboleve të pushtetit në vend - godina e ish Partisë Komuniste Bullgare. 10 muaj pas rrëzimit nga pushteti të liderit Todor Zhivkov, qytetarët ende shpresojnë për ndryshime të shpejta dhe thelbësore, të cilat ta nxjerrin vendin nga pushteti komunist 45 vjeçar. Gjatë verës së vitit 1990 parlamenti vendos të zhduken të gjitha simbolet socialiste nga godinat shoqërore. Mes tyre është dhe pentagrami prej rubini, i vendosur mbi shtyllën mbi selinë e Partisë Komuniste Bullgare. Deputetët nga Partia Socialiste Bullgare e cila e ndryshon emrin e vet nga Partia Komuniste Bullgare më 3 prill 1990 janë dakord që simboli të zhduket, por nuk nxitojnë të kryejnë vendimin. Pikërisht kjo mosdëshirë është dhe shkaku, i cili ka sjellë turmën e zemëruar përpara godinës, kurse një nga protestuesit kërcënon që do të vetëndizet në shenjë të protestës.
Kuptohet se ky është vetëm një nga shkaqet. Pas 10 nëntorit 1989, bullgarët kuptojnë për reprezaljet në kampet e regjimit të vjetër. Vendi bie në një krizë të rëndë financiare. Pavarësisht nga kjo zgjedhjet për Kuvendin e Madh Popullor gjatë qershorit të vitit 1990, janë të fituara nga Partia Socialiste Bullgare. Kushtetuta e re e hartuar është e kontestuar nga opozita demokratike. Papritmas, gjatë kohës së protestës së mbrëmjes më 26 gusht 1990, zjarre nga brendësia e godinës së ish partisë komuniste përfshijnë 40 dhoma. Sot, 30 vjet më vonë, procesi № 53 për vënien e zjarrit prej kohe është e ndërprerë dhe e harruar, kurse kryerësit mbeten të panjohur.
Regjisori Evgjenij Mihajllov e përcakton zjarrvënien si të qëllimshme, të organizuar nga Partia Socialiste Bullgare ose nga rrethet të cilat janë të lidhura me Sigurimin e Shtetit. Fakti se, hetimi nuk përfundoi dhe se e vërteta nuk doli në dukje tregon se, ajo ka qenë e pakëndshme, ndan mendimin e saj dhe regjisorja e filmave dokumentarë Malina Petrova. Gjatë vitit 2009 ajo tregoi filmin e vet “ E përfunduar për shkak të skadencës”, të krijuar mbi bazën e studimeve të thelluara të materialeve mbi çështjen e zjarrvënies.
Ky nuk është një film i thjeshtë për një zjarrvënie mbi selinë e partisë, ky është një film për trazicionin tonë të pafat - sqaron atëherë Petrova në një intervistë të dhënë për gazetën “Dnevnik”. - “Unë përkushtova vite të shumta nga jeta ime për të zbuluar të vërtetën. Kam lexuar dokumente të shumta, kam arritur deri tek burimet, deri tek faktet, përpara se t’i ndërrojnë, kam ndjekur etapat e manipulimeve dhe mund të them me përgjegjësi, se kanë frikë. Dhe me bazë, sepse zemërimi do të jetë i tmerrshëm. Kur ky popull do të kuptojë të vërtetën, ai do t'i përmbytë dhe do t'i mbytë ata”.
Çfarë pjese nga dokumentet e pushtetit të ruajtura në Shtëpinë e Partisë janë të nxjerra dhe të asgjësuara paraprakisht, ose janë djegur në zjarr, mbetet një enigmë. Por, “një gjë është e vërtetuar pa dyshim”, deklaroi në një intervistë për televizionin “Bullgaria on eër” ish deputeti dhe këshilltar i bashkisë profesori Vili Lillkov: “Muajit e parë pas vitit 1989 qenë të përdorura në mënyrë aktive nga nëpunësit e Sigurimit të Shtetit, detyra e të cilëve qe që të shkatërrojnë ose të rrëmbejnë arkivat e zyrës. Një e vërtetë tjetër është se, në godinën e Shtëpisë së Partisë janë të ruajtura shumë nga arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjurmët e të cilëve po kështu humbasin”.
Sot, Shtëpia e ish Partisë Komuniste Bullgare, e ndërtuar në periudhën e viteve 1950-1956 si një pjesë nga ansambli i madh arkitekturor, përsëri është një dëshmitare e heshtur e protestave. Qytetarët përsëri këmbëngulin për ligjshmëri dhe për një Bullgari të ndryshme, në të cilën të duan të jetojnë. Pas fundit të pushimit parlamentar, që nga data 2 shtator, deputetët do të mund të dëgjojnë më qartë apelet e protestuesve, sepse mbledhjet e Kuvendit Popullor tanimë do të zhvillohen në po këtë godinë në bulevardin Dondukov numër 1 ku ishte selia e ish Partisë Komuniste. Ndërtesa u rinovua, kurse salla e rinovuar plenare mban emrin Urtësia Hyjnore - Shën Sofia.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani Petrova, BNR, BGNES, stara-sofia.com, arkiv
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..