Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tridhjetë vjet pas zjarrvënies ish shtëpia e Partisë Komuniste Bullgare u bë përsëri dëshmitare e protestave

Data 26 gusht 1990 mbetet përgjithmonë në historinë e Bullgarisë me zjarrvënien e njërit prej simboleve të pushtetit në vend - godina e ish Partisë Komuniste Bullgare. 10 muaj pas rrëzimit nga pushteti të liderit Todor Zhivkov, qytetarët ende shpresojnë për ndryshime të shpejta dhe thelbësore, të cilat ta nxjerrin vendin nga pushteti komunist 45 vjeçar. Gjatë verës së vitit 1990 parlamenti vendos të zhduken të gjitha simbolet socialiste  nga godinat shoqërore. Mes tyre është dhe pentagrami prej rubini, i vendosur mbi shtyllën mbi selinë e Partisë Komuniste Bullgare. Deputetët nga Partia Socialiste Bullgare e cila e ndryshon emrin e vet nga Partia Komuniste Bullgare më 3 prill 1990 janë dakord që simboli të zhduket, por nuk nxitojnë të kryejnë vendimin. Pikërisht kjo mosdëshirë është dhe shkaku, i cili ka sjellë turmën e zemëruar përpara godinës, kurse një nga protestuesit kërcënon që do të vetëndizet në shenjë të protestës.  


Kuptohet se ky është vetëm një nga shkaqet. Pas 10 nëntorit 1989, bullgarët kuptojnë për reprezaljet në kampet e regjimit të vjetër. Vendi bie në një krizë të rëndë financiare. Pavarësisht nga kjo zgjedhjet për Kuvendin e Madh Popullor gjatë qershorit të vitit 1990, janë të fituara nga Partia Socialiste Bullgare. Kushtetuta e re e hartuar është e kontestuar nga opozita demokratike. Papritmas, gjatë kohës së protestës së mbrëmjes më 26 gusht 1990, zjarre nga brendësia e godinës së ish partisë komuniste përfshijnë 40 dhoma. Sot, 30 vjet më vonë, procesi № 53 për vënien e zjarrit prej kohe është e ndërprerë dhe e harruar, kurse kryerësit mbeten të panjohur.

Regjisori Evgjenij Mihajllov e përcakton zjarrvënien si të qëllimshme, të organizuar nga Partia Socialiste Bullgare ose nga rrethet  të cilat janë të lidhura me Sigurimin e Shtetit. Fakti se, hetimi nuk përfundoi dhe se e vërteta nuk doli në dukje tregon se, ajo ka qenë e pakëndshme, ndan mendimin e saj dhe regjisorja e filmave dokumentarë Malina Petrova. Gjatë vitit 2009 ajo tregoi filmin e vet “ E përfunduar për shkak të skadencës”, të krijuar mbi bazën e studimeve të thelluara të materialeve mbi çështjen e zjarrvënies.

Ky nuk është një film i thjeshtë për një zjarrvënie mbi selinë e partisë, ky është një film për trazicionin tonë të pafat - sqaron atëherë Petrova në një intervistë të dhënë për gazetën “Dnevnik”. - “Unë përkushtova vite të shumta nga jeta ime për të zbuluar të vërtetën. Kam lexuar dokumente të shumta, kam arritur deri tek burimet, deri tek faktet, përpara se t’i ndërrojnë, kam ndjekur etapat e manipulimeve dhe mund të them me përgjegjësi, se kanë frikë. Dhe me bazë, sepse zemërimi do të jetë i tmerrshëm. Kur ky popull do të kuptojë të vërtetën, ai do t'i përmbytë dhe do t'i mbytë ata”.


Çfarë pjese nga dokumentet e pushtetit të ruajtura në Shtëpinë e Partisë janë të nxjerra dhe të asgjësuara paraprakisht, ose janë djegur në zjarr, mbetet një enigmë. Por, “një gjë është e vërtetuar pa dyshim”, deklaroi në një intervistë për televizionin “Bullgaria on eër” ish  deputeti dhe këshilltar i bashkisë profesori Vili Lillkov: “Muajit e parë pas vitit 1989 qenë të përdorura në mënyrë aktive nga nëpunësit e Sigurimit të Shtetit, detyra e të cilëve qe që të shkatërrojnë ose të rrëmbejnë  arkivat e zyrës. Një e vërtetë tjetër është se, në godinën e Shtëpisë së Partisë janë të ruajtura shumë nga arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjurmët e të cilëve po kështu humbasin”.


Sot, Shtëpia e ish Partisë Komuniste Bullgare, e ndërtuar në periudhën e viteve 1950-1956 si një pjesë nga ansambli i madh arkitekturor, përsëri është një dëshmitare e heshtur e protestave. Qytetarët përsëri këmbëngulin për ligjshmëri dhe për një Bullgari të ndryshme, në të cilën të duan të jetojnë. Pas fundit të pushimit parlamentar, që nga data 2 shtator, deputetët do të mund të dëgjojnë më qartë apelet e protestuesve, sepse mbledhjet e Kuvendit Popullor tanimë do të zhvillohen në po këtë godinë në bulevardin Dondukov numër 1 ku ishte selia e ish Partisë Komuniste. Ndërtesa u rinovua, kurse salla e rinovuar plenare mban emrin Urtësia Hyjnore - Shën Sofia.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova, BNR, BGNES, stara-sofia.com, arkiv


Më shumë nga rubrika

Kisha "Shën Gjergji" në Kishinau, e ndërtuar me donacione të bullgarëve të Besarabisë

Nëse rruga ju çon në Kishinau, kryeqytetin e Moldavisë, duhet të ndaloni edhe pranë kishës "Shën Gjergji" atje. Ajo do të lërë gjurmë të thella në kujtimet tuaja me sharmin e saj dhe historinë prekëse të krijimit të saj. Ne vendosëm t'i hedhim një..

botuar më 23-05-06 11.35.PD

Bekimi i flamujve të shenjtë bullgarë Ditën e Shën Gjergjit

Çdo vit më 6 Maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, kryhet bekimi solemn i flamujve luftarakë bullgarë. Megjithatë, a e dimë se cilët janë flamujt e shenjtë që lënë fondet e Muzeut Historik Ushtarak Kombëtar për të..

botuar më 23-05-05 5.39.MD

Kryqi i argjendtë nga fshati Poibrene u mbajt nga heronjtë e vitit 1876 në rrugën për në Golgotën Bullgare

Ka një shenjtëri nga e kaluara jonë heroike, para së cilës çdo bullgar duhet të qëndrojë me besim dhe të përulet me respekt, siç bënë paraardhësit tanë që morën pjesë në Kryengritjen e Prillit nga viti 1876. Kryqi i argjendtë nga fshati Poibrene u..

botuar më 23-05-01 9.05.PD