Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se Bullgaria do të iniciojë një debat në BE për miratimin e kritereve unike për kontroll të kufijve të brendshëm të BE-së në kushtet e pandemisë së koronavirusit, bëri të ditur zyra e shtypit e MPJ-së bullgare.
Në takimin tradicional me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bullgarisë përtej kufirit Zaharieva u bëri thirrje ambasadorëve për të punuar mbi këtë detyrë.
“Ne në BE arritëm të aplikojmë kritere për vende të treta, por në të njëjtën kohë në kuadrin e BE-së mungojnë kritere për kufijtë e brendshëm”, tha Zaharieva. Sipas fjalëve të saj rregullat unike për kontroll të kufijve të brendshëm duhet të jenë të qarta dhe publike, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..