Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva bëri të ditur se Bullgaria do të iniciojë një debat në BE për miratimin e kritereve unike për kontroll të kufijve të brendshëm të BE-së në kushtet e pandemisë së koronavirusit, bëri të ditur zyra e shtypit e MPJ-së bullgare.
Në takimin tradicional me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bullgarisë përtej kufirit Zaharieva u bëri thirrje ambasadorëve për të punuar mbi këtë detyrë.
“Ne në BE arritëm të aplikojmë kritere për vende të treta, por në të njëjtën kohë në kuadrin e BE-së mungojnë kritere për kufijtë e brendshëm”, tha Zaharieva. Sipas fjalëve të saj rregullat unike për kontroll të kufijve të brendshëm duhet të jenë të qarta dhe publike, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..