„Bota po hyn në një periudhë të rrezikshme dhe të paqëndrueshme. Shkencëtarët supozojnë se virusi mund të mbetet me ne vite me radhë. Thirrja jonë është e qartë – duhet të punojmë bashkë. Për përballimin e pasojave nga pandemia janë të domosdoshme bashkëpunim shumëpalësh dhe solidaritet ndërshtetëror.” Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në diskutimin e tij në kuadrin e takimit virtual të Procesit “Akaba”, njoftuan nga qendra e shtypit pranë kabinetit.
Procesi u iniciua në vitin 2015 nga mbreti i Jordanisë Abdulla II për konsolidimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe regjional kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..
Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..