Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Këtë fundjavë – më 21 dhe 22 maj, në Plovdiv do të zhvillohet programi kryesor i Festivalit të Arteve Rrugore 6Fest. Edicioni i dhjetë jubilar është pjesë e programit të Plovdivit - Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Të shtunën, më 21 maj ,..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë, në kryeqytet do të jetë 10 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten dhe do të lëvizin ndërmjet 28..
Kryeministri Kirill Petkov i bëri thirrje Presidentit Rumen Radev që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se qeveria e tij nuk do të ndërmarrë veprime nën..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9°, në kryeqytet - 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara...
Vëllimi i plotë i furnizimeve të gazit natyror prej 1 miliard metër kub në vit nga Azerbajxhani do të nisë më 1 korrik. Këtë e tha Ministri i Energjisë..
Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov pranoi se ngrohja dhe uji i ngrohtë mund të shtrenjtohen me disa dhjetëra për qind nga korriku. Para..