Pasioni i tij është të udhëtojë vet nëpër Bullgari në kërkim të përjetimeve autentike, sepse mendon se vendi ynë është i përmbushur me shumë ndjenja të cilat burojnë nga shpirti. Për 28 vjeçarin Leon de Leeuw, Bullgaria është një dashuri që me shikim të parë.
Holandezi i ri e frekuenton vendin tonë gjatë kohës së vizitës së tij turistike në Evropën Lindore. Sot, 6 vjet më vonë, ai është akoma këtu. Është vendosur në Sofje, punon dhe për më tepër udhëton. Kureshtja e tij e shpie deri në vende të braktisura të Bullgarisë, aty, ku jeta nuk ka ndryshuar kushedi sesa gjatë dekadave të fundit. “Këto udhëtime më çojnë në drejtimin e jetës së vërtetë, e tillë siç ka qenë përpara 100 e më shumë vjetëve. Kjo është tepër unikale për Evropën! - thotë Leon në një gjuhë të kulluar bullgare.
Pohon se më tepër i pëlqejnë takimet nëpër fshatra, sepse njerëzit aty janë të ngrohtë, të përzemërt, të edukuar. Dhe akoma: “Ka një shpirtmadhësi në Bullgari. Ajo ekziston kudo. Nëpër male, nëpër manastiret e vogla. Këto janë vende magjike!”
Shikoni video-intervistën me vloggerin Leon de Leeuw, në të cilën ai tregon përshtypjet e tij nga bullgarët si dhe emocionet, të cilat i shkaktojnë udhëtimet e tij nëpër Bullgari. Filmi është me titra bullgarisht, të cilat mund të përkthehen automatikisht duke e prekur në të djathtë poshtë.
Ai i cili pëlqen të udhëtojë, pëlqen dhe të ndajë mendime. Vloggeri Leon në You Tube ka shumë ndjekës, për më tepër të huaj.
Aty ai vendos video të ndryshme nga shtegtimet e tij nëpër fshatra dhe male, nga takimet e tij me banuesit vendas dhe për më tepër - gjykimet e tij për Bullgarinë, natyrën, arkitekturën dhe traditat.
“Unë nuk shikoj një Bullgari, unë shikoj shumë Bullgari! Sepse këtu ka kontraste të tmerrshme, më në veçanti midis qyteteve dhe fshatrave!”-thotë Leon. Por çfarë e sjellë në vendet më të varfra, të egra dhe të braktisura? Dhe a mundet që shkatërrimi dhe mjerimi të jenë të bukur?
“Ka bukuri! Ti e kupton se koha fluturon. Dhe koha nuk ndalon për askënd. Madje dhe për gurët! Ato janë pa shpirt, nuk kanë ndjenja por, gjithsesi të tregojnë se edhe ato kanë histori, se dhe ato duan të të tregojnë diçka, pa mundur!”
Dashurinë e tij ndaj vendit Leon e materializon në librin e tij në internet “Godinat e braktisura të Bullgarisë”, që përmban 150 fotografi me tekste sqaruese, si dhe në romanin “Darko” për një hero të trilluar nga qyteti Lloveç, i cili mbetet në vetmi në mal në kërkim të vetvetes. Holandezi është po kështu dhe autor i përmbledhjes me ese, si dhe të përmbledhjes me vjersha, kushtuar Bullgarisë.
Pohon se është i mahnitur nga malet Rodopi dhe Rila, nga fshati Zllatolist me kishën e vjetër dhe me varrin e Nderuara Stojna, maja Shipka në malin Stara Pllanina dhe akoma shumë e shumë vende të tjera melankolike të përmbushura me shumë shpirtmadhësi.
“Derisa udhëtoj nëpër Bullgari provoj një ndjenjë...jashtëtokësore! Të mund të shikosh sesi rrjedh jeta...Dhe pavarësisht nga kontrastet, pavarësisht nga bukuria madje dhe nga shëmtia nganjëherë, i jep llogari vetes se, natyra gjithmonë do të mbijetojë, kurse koha do të vazhdojë të rrjedhë”-thotë në përfundim Leon .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/Leon de Leeuw
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..
Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023). Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..