Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 197

Foto: BGNES

Koronavirusi nuk është problem për shkollat

Infektimi me koronavirus në shkollë nuk është problem. Problem është përhapja e virusit. Shkollat nuk do të bëhen qendra të sëmundjes, ose të problemeve të rënda për sistemin shëndetësor. Ato do të bëhen një kanal i përhapjes së infeksionit drejt grupeve të rrezikuara. Këtë koment e bëri para BNR-së pulmologu dr. Aleksandër Simidçiev.

Eksperti rikujtoi se mesatarisht një i sëmurë infekton nga 1.2 deri në 2 veta. Qëllimi është që të ulet infektimi nën një njësi. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet distancimit fizik dhe mbajtjes së maskave.

Infeksioni i koronavirusit nuk duhet të nënvlerësohet, por në të njëjtën kohë nuk është tepër i rëndë dhe i rrezikshëm, është i mendimit Simidçiev dhe prognozon se përqindja e testeve pozitive do të rritet.

Situata lidhur me Covid-19 do të ndiqet individualisht në çdo një shkollë

Situata lidhur me Covid-19 do të ndiqet individualisht në çdo një shkollë. Këtë e tha para BNR-së Zëvendësministrja e Arsimit Tanja Mihajllova. Prania fizike në shkollë tani për tani mbetet. Po i monitorojmë proceset në tërë vendin. Një pjesë e rasteve të shpallura në momentin e tanishëm u përkasin njerëzve, të cilët ende nuk kanë qenë në shkollë, domethënë infektimi është bërë para fillimit të vitit të ri shkollor, na shpjegoi Zëvendësministrja.

Aktualisht ka 19 klasa në karantinë, 26 nxënës janë me teste pozitive, ndërsa një pjesë prej tyre nuk kanë qenë në ditën e parë shkollore. Një pjesë e klasave, ku ka nxënës me teste pozitive, por nuk kanë qenë në shkollë, nuk janë në karantinë. Vendosja në karantinë varet nga inspektoratet regjionale të shëndetësisë, sipas kushteve të veçanta.

Rreth 500 nxënës dhe 40 mësues janë në karantinë. Pak mbi 500 nxënës kanë deklaruar dëshirën e tyre për të mësuar në distancë. Nuk duhet të kërkohen para nga prindërit për blerjen e dezinfektuesve. 

Një ekip shkencor i udhëhequr nga një bullgar, izoloi një molekulë, e cila bllokon Covid-19

Shkencëtarë nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit Pittsburgh nën udhëheqjen e një bullgari kanë izoluar molekulën më të vogël biologjike, e cila bllokon krejtësisht në një mënyrë specifike Covid-19.

Rezultatet e punës së tyre u botuan në një prej revistave më të autoritetshme CELL, e cila publikon vetëm të dhëna objektive dhe të rëndësishme për shkencën. Antitrupi u është nënshtruar shumë testeve që provojnë efektivitetin dhe padëmshmërinë e tij. Pritet testimi edhe mbi njerëz.

Në thelbin e kësaj pune të madhe është bullgari prof. Dimitër Dimitrov, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Sistemi bankar nuk është goditur nga kriza e koronavirusit

Sistemi bankar nuk u godit drejtpërsëdrejti nga kriza e koronavirusit. Aktualisht ai është i qëndrueshëm dhe nuk pritet rritje e interesave të kredive, tha bankieri Levon Hamparcumjan para televizionit BTV.

Duke e krahasuar krizën financiare me atë të dhjetë viteve më parë bankieri tha se kriza e kaluar ka qenë kryesisht krizë e likuiditetit dhe e mosbesimit mes bankave dhe se atëherë nuk ka pasur kapital të mjaftueshëm në vetë bankat. Gjatë këtyre dhjetë viteve situata u përmirësua në mënyrë që sistemi bankar dhe ai financiar në botë të jenë më të qëndrueshëm ndaj një shoku eventual, madje nëse shoku është absolutisht i papritur. Kështu qe sot bankat në Bullgari dhe në botë janë në një gjendje shumë më të mirë sesa ishin gjatë krizës së mëparshme, komentoi Hamparcumjan.

Ai është kategorik se bankat janë vendi më i sigurt për paratë tona. Sipas Hamparcumjanit këtë e ripohon edhe fakti se kursimet bankare të bullgarëve tashmë janë 57 mlrd dollarë.

Nën 3% janë të porsainfetuarit me koronavirus pas 2 915 testeve të bëra

86 janë rastet e reja të Covid-19 të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit Unik Informativ. Janë bërë 2 915 teste, 2.95% prej të cilave janë pozitive.

Më i madh është numri i të infektuarve në rrethin e Varnës – 19, pas kësaj radhitet kryeqyteti i Sofjes – 12 dhe Bllagoevgrad – 11.

Janë hospitalizuar 723 veta. 77 prej tyre janë vendosur në reparte intensive.

Të shëruarit në harkun kohor prej 24 orësh janë gjithsej 48, ndërsa të vdekurit – 2 Bashkë me ta numri total i viktimave të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë shkoi në 755 veta.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev është duke bërë vizita në Hungari dhe Zvicër

Presidenti Rumen Radev më 25 dhe 26 maj është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të presidentit Tamash Shujok. Gjatë vizitës, të dy do të inaugurojnë Qendrën Kulturore dhe Arsimore Bullgare në Budapest, e ndërtuar me mbështetjen e të dy..

botuar më 24-05-25 1.30.MD

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е..

botuar më 24-05-24 6.31.MD