Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjentët për përjetim të parrezikshëm në aeroport – tanimë dhe tek ne

Foto: Facebook /Varna Airport

Në kohëra të covid pandemisë fluturimet me ulje në aeroportet ndërkombëtare janë një përjetim stresues. Por, frika nga e panjohura dhe nga pasiguria nuk janë pengesë për një shumicë njerëzish të bëjnë gati bagazhin e tyre dhe t'i drejtohen destinacionit të dëshiruar. Kurse në qoftë se ky është bregdeti bullgar i Detit të Zi-nuk ka bazë për shqetësime. Sepse në aeroportet në Varna ose në Burgas do të priteni personalisht nga covid-asistent.

I quajnë akoma agjentë për përjetim të parrezikshëm në aeroport /Safe Airport Journey Agent/. Këta nëpunës kanë detyrën që të ulin deri në minimum  ndjenjën tuaj të cenueshmërisë dhe çorientimit nga kufizimet të cilat vazhdimisht ndryshohen si dhe masat kundra epidemiologjike. Në çfarë mënyre? Duke ju siguruar një kalim të shpejt dhe të sigurt përmes sporteleve dhe përmes hapësirave të përbashkëta dhe të përgjithshme në Terminal, në përshtatje me masat për një distancë dhe rekomandime për siguri rreth lentave për bagazh. Dhe jo vetëm.

“Covid agjentët tanë dallohen shumë lehtë. Ata mbajnë jelek të posaçëm bojë portokallie me mbishkrim reflektues “Respect your health“/respekto shëndetin tënd/ dhe zotërojnë anglisht dhe rusisht. Udhëtarët vazhdimisht u drejtohen atyre për ndihmë” - pohon Martin Dimitrov - shef i Departamentit të Menaxhimit të Terminalit në Aeroportin e Varnës.

“Ne fituam përvojë nga një eksperiment i suksesshëm në Aeroportin në Frankfurt, ku nëpunës, të emëruar në këtë pozicion  u ndihmojnë udhëtarëve, pavarësisht nga fakti nëse janë në drejtim mbërritje ose nisje. Këta njerëz luajnë rolin e “policit të mirë”, i cili me mirësi por pa pushim tërheq vëmendjen për pajtueshmëri me rregullat dhe masat e sigurisë. Në këtë rast është i rëndësishëm kontakti njerëzor “sy më sy” me nëpunësin e aeroportit, kjo sjell një notë suplementare qetësuese, më në veçanti në sallën për “Mbërritje”. Dy kolegë të tillë ka dhe në Aeroportin e Burgasit. Kështu që dhe aty udhëtarët mund të jenë të qetë”.

Covid agjentët janë të pranishëm jo vetëm si një “llambë sinjalizimi”, që të presin. Ata janë aty që të mund të ndjekin dhe të fusin rregull mes më të padisiplinuarve. Por, të gjobuar deri në këtë moment nuk ka, na bind Martin Dimitrov.

“Jo çdo një është i prirë në çdo një moment të mbajë maskë, ose të vrapojë menjëherë të lajë duart në tualete, ose të vrapojë drejt stacionit për dezinfektim. Kështu që një kujtim i lehtë është më se i mundur. Kjo është e rëndësishme më tepër për zonat e Terminalit, aty ku pritet në radhë dhe vet shërbimi supozon grumbullimin e më shumë se 3 ose 4 vetave në një vend. Tani për tani aeroporti ynë shërbehet prej dy covid agjentëve, të cilët punojnë në turne. Me ta kryesisht përfshijmë grumbullimin e dy ose dhe të më shumë fluturimeve në kuadrin e 60 minutave.”

Që nga fillimi i stinës turistike verore, covid agjentët e Terminalit në Varnë kanë pritur dhe kanë përcjellë udhëtarë në mbi 350 fluturime. Shume shpesh njerëzit u drejtohen atyre me lloj-lloj pyetjesh të lidhura me shërbimin në aeroport, përfshi dhe me udhëtimin e tyre nëpër Bullgari. “Këta nëpunës janë pak si agjent informativ në sallonet” - thotë Martin Dimitrov dhe shton:

“Për në dimër Aeroporti i Varnës mbetet me 16 linja të rregullta. Ne parashikojmë një shtim të trafikut gjatë stinës së dimrit. Prandaj i inkurajojmë njerëzit të fluturojnë. Ata mund të jenë të qetë se ka masa të mira në aeroportet në qytetet Varna dhe Burgas dhe se kompanitë e mëdha ajrore respektojnë  standarde të larta higjienike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook - Varna Airport, varna-airport.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD