Intelligent Music Project është i krijuar para rreth 10 vjetëve. Producent dhe autor i këngëve në të gjithë 5 albumet e grupit është doktori Milen Vrabevski - sipërmarrës dhe filantrop, i njohur në Bullgari me kauzat e tij të atdhedashurisë.
Gjatë viteve në projekt kanë marrë pjesë muzikantë të njohur botërisht si Simon Philips, Joseph Wiliams, të njohur nga grupi Toto, John Payne (ex-Asia), Carl Sentance ( nga grupi Nazareth) John Lawton (ex-Uriah Heep) e të tjera.
Përpara disa ditëve Intelligent Music Project u ngjit deri në vendin e parë në rok klasifikimin grek Rock Radio 104.7, duke kaluar në rrugën e tij emra të afirmuar botëror si Deep Purple, Scorpions, Whitesnake dhe Rolling Stones - këtë e mësuam nga një bashkëpunëtor i doktorit Vrabevski. Kënga me të cilin u arrit ky sukses, quhet „Every time“. Ajo është një pjesë nga albumi i fundit i bandës „Life Motion“, ku këngëtari kryesor është frontmeni i grupit legjendar Rainbow Ronnie Romero.
Pyetjes se përse sipas tij kënga ka një sukses kaq të madh, Ronnie përgjigjet:
“Për mua përgjigja është tepër e thjeshtë-sepse “Every time” është një këngë shumë e bukur! Ka një melodi e cila tingëllon në mënyrë pak komerciale, është e strukturuar shumë mirë dhe është shumë e këndshme për t’u dëgjuar. Nga ana tjetër, dikush më tha kohët e fundit se, kam fansa të shumtë në Greqi - nuk dija fare për këtë. Kështu që, kur të mbledhim 1+1, në fund na del një këngë e suksesshme në klasifikimet!”
Mes pjesëmarrësve të tjerë në albumin e 5 të Intelligent Music Project „Life Motion“ janë përsëri Simon Philips, John Payne si dhe Richard Grisman nga grupi River Hounds. Pjesëmarrësit bullgar në projekt janë mes muzikantëve tanë më të mirë – Stojan Jankullov-Stunxhi, Sllavin Sllavçev, Biser Ivanov, Bobi Kosatkata, Ivajllo Zvezdomirov, Ivo Stefanov, Lina Nikoll dhe Samuell Eftimov.
Mësuam po kështu se gjatë muajve të ardhshëm, në qoftë se rrethanat e jashtëzakonshme lejojnë, Intelligent Music Project do të zhvillojë koncerte në Greqi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së..