Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monitorimi mbi Bullgari do të vazhdojë, është e mendimit Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: Svetosllava Kuzmanova, BNR

Përveç raporteve për sundimin e ligjit do të vazhdojë edhe monitorimi mbi Bullgari në kuadrin e mekanizmit për monitorim dhe bashkëpunim dhe “kjo do të prishë imazhin e vendit tonë në një situatë mjaftë të ndërlikuar në Bashkimin Evropian”. Këtë e deklaroi në eterin e BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova me rastin e raportit të pritur të KE-së për Bullgarinë.

“Kam informacion se po përgatitet një rezolutë e posaçme për Bullgarinë. Rezoluta e veçantë për një shtet është diçka shumë e rrallë. Institucionet evropiane nuk kanë dëshirë të përzihen në proceset e brendshme, sidomos në ato politike”, nënvizoi Jotova.

Sa i përket situatës në vend Nënpresidentja vuri në dukje se që të dalim nga kriza, ka nevojë për stabilitet politik, autoritet ndërkombëtar, përkrahje shoqërore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD