Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja Donika Hoxha për marrëdhëniet bullgaro-shqiptare në fushën e arsimit

Ambasadorja Donika Hoxha
Foto: Ambasada Shqiptare në Sofje

Ngjarjet historike nga ndonjë herë edhe tragjike u bënë shkak që grupe të mëdha shqiptarësh ta braktisin vendin e tyre dhe të kërkojnë strehë në troje të huaja. Nuk janë pak shqiptarët që gjetën shpëtim dhe mundësi për jetë të re dhe për nxjerrjen e bukës së gojës në trojet bullgare, ku banojnë edhe sot e kësaj dite. Ardhja e shqiptarëve në viset bullgare daton jo më vonë se sa rrëzimi i Shqipërisë nën sundimin turk në vitin 1385. Në fillim ata kanë ardhur si punëtorë bujqësorë gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit si mjeshtër muratorë. Migrimi i shqiptarëve drejt viseve bullgare vazhdoi edhe pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878. Në atë kohë kurbetçinjtë shqiptarë u përfshinë në rimëkëmbjen e vendit bashkë me popullin bullgar.

Sot pasi u hoqën kufijtë midis dy shteteve tona edhe bullgarët edhe shqiptarët kanë mundësi të udhëtojnë lirisht. Shumë shqiptarë erdhën në Bullgari për të zhvilluar biznes të vet. Që të ruajnë identitetin dhe që të kujdesen më mirë për bashkatdhetarët e vet në skajet e ndryshme të botës shtetet krijojnë ministri dhe agjenci të cilat merren me problemet e diasporave përkatëse. Këto institucione krijojnë programe të ndryshme për të informuar më mirë qytetarët e interesuar brenda vendit dhe jashtë. 

Një hap të tillë ndërmorën Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Ata arritën marrëveshje për dhënien e bursave shtetasve të huaj me origjinë shqiptare për të bërë studime në shkollat e larta në Shqipëri.

Kjo na dha arsye të bisedojmë me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Shkëlqesinë e Saj Donika Hoxha.

Më shumë hollësi mund të dëgjoni në intervistën e Ambasadores Donika Hoxha të dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD