Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Todorov – enciklopedia e gjallë folklorike

Foto: Folklor TV HD

Në rrethet e muzikantëve tanë popullorë Todor Todorov është një legjendë e vërtetë. Njohuritë e tij për folklorin bullgar, më në veçanti për artin e interpretimit, respektojnë madje dhe studiuesit më të thelluar. Ai çdo gjë e ka mësuar vet prej incizimeve dhe koncerteve me muzikë popullore, nga vet interpretuesit, nga përmbledhjet me këngë popullore të vëllezërve Milladinovi, të fokloristëve Vasill Stoin, akademiku Nikollaj Kaufman.... Dhe jo në vend të fundit - nga puna e tij si drejtor administrativ i ansamblit “Filip Kutev”. Posedon një koleksion marramendës prej shiritave, pllakave për gramafon, kaseta audio, disqe, fotografi dhe publikime.  

Dashuria e tij e madhe ndaj muzikës popullore ndizet akoma që në fëmijëri, që të rritet dhe të kalojë në një pasion, të cilit i përkushtohet pa rezerva.

“Unë kam lindur në fshatin Petellovo, i vendosur në kufi të ultësirës Trake dhe maleve Rodopi, në një distancë të barabartë nga qytetet Haskovo dhe Kërxhali tregon Todor Todorov. Në fshatin tim e kanë lëshuar korrentin gjatë vitit 1959. Përpara kësaj shkoja në vatrën e kulturës të dëgjoja radio me bateri dhe mësova shumë për këngëtarët tanë të mëdhenj: Vëllkana Stojanova, Boris Mashallov, Mita Stojçeva, Llallka Pavllova, Atanaska Todorova. Kam mësuar në gjimnazin në qytetin Kërxhali dhe aty fillova të blej të gjitha pllakat me muzikë popullore, të cilat dilnin. Mezi aty nga viti 1970 si një student në Moskë, bleva gramafon. Deri atëherë vetëm koleksionoja.”

“Përpara se të shkoj në ansambël - kujtohet ai - njihja që të gjithë këngëtarët, valltarët. Tanimë 16 vjet jam aty. Gjithmonë jam munduar të ndjek të renë në gjini. Kam bërë incizime me magnetofon të të gjithë interpretuesve të muzikës popullore nëpër të gjithë Bullgarinë dhe pak nga pak jam njohur me ta. Që nga viti 1966 nuk kam lëshuar asnjë koncert të ansamblit “Filip Kutev”. Gjatë viteve Todori u afirmua dhe si një njohës i shkëlqyer i krahinave folklorike, dhe si një specialist në historinë e këngëve dhe të melodive popullore. Shumë emocionale janë takimet dhe njohjet e tij me këngëtarë dhe instrumentistë nga të gjithë brezat, të cilët kërkojnë përkrahjen dhe këshillat e tij. Ai mban lidhje dhe me shumë studiues të huaj të folklorit tonë. Kurse kujtimet e tij janë pafund. Me orë të tëra mund të tregojë për këngëtarët e njohur, për Filip Kutevin, si dhe për shokun e tij të afërt - klarinestin e njohur profesor Petko Radev.

Me Petko Radevin nuk lëshonim tubimin në qytetin Stambollovo, i cili zhvillohej për tre ditë, që në mëngjes herë pa u gdhirë deri vonë në darkë. Këto gara për muzikë qenë shumë të njohura, garonin orkestrat më të mira dasmore. Gjatë vitit 1987 kishte dy vende të para orkestra “Trakia” e Ivo Papazovit dhe “Mlladost” e Ivan Milevit, në vendin e dytë qe “Horo” e Vasko Përvanovit, dhe në vend të tretë - “Orfej” e Gjeogji Janevit dhe “Kanarite” e Nasko Stoevit. Këto pesë orkestra zhvilluan dy koncerte historike  në sallën “Universiada”. Mbërritën njerëz nga e gjithë Bullgaria, nuk kishte bileta, kishte shumë njerëz. Kishte dhe polici me kuaj si në ndonjë ndeshje të madhe futbolli. Pas kësaj nisën nëpër të gjithë vendin. Në fillim specialistët nuk i respektonin shumë orkestrat dasmore, por atëherë ata bënë një “bujë” të madhe.Tani të rinjtë vazhdojnë të nxjerrin albume të reja me muzikë popullore. Prandaj jam optimist – derisa ekziston Bullgaria, do të ekzistojë dhe muzika jonë popullore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD