Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ligjëratë e Presidentit Rumen Radev për vlerat njerëzore dhe sundimin e ligjit

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të qytetërimit evropian. Duhet të njohim se ato nuk aplikohen në mënyrën më të mirë, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një ligjëratë para Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike. Para auditorit të Athinës Presidenti, i cili vizitoi zyrtarisht Greqinë, tha se nganjëherë duket se në Evropë jemi të ngadaltë dhe joefektivë.

Forcat gjeopolitike ose regjionale, të cilat nuk janë kufizuar nga nevoja për t’i respektuar këto parime, janë më të shpejta dhe efektive në aspekt afatshkurtër, por zhvillimi njerëzor nuk është një vrapim në distancë të shkurtër, por është maratonë. Ne do të fitojmë në aspekt afatgjatë, sepse e kemi themelin moral, i cili bazohet tek vlerat tona, deklaroi Kreu i Shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD