Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjimnazistët bullgarë janë në elitën botërore të shkencave natyrore

Interesi ndaj shkencës formon liderë, është kategorik pedagogu Nikolla Karavasilev

Nikolla Karavasilev
Foto: arkiv

“Është shumë e natyrshme që kinezët dhe indianët të kenë medalje të arta nga olimpiadat në fizikë dhe astrofizikë, sepse aty jeton 20% nga popullsia botërore, por është e mbinatyrshme që Bullgaria e vogël të renditet krahas tyre. Nga ana statistikore në Bullgari jeton rreth 1/1000 nga banuesit e botës, me fjalë të tjera ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh të medaljeve të arta për frymë të popullsisë” - thotë pedagogu i njohur në lëndën e fizikës Teodosij Teodosiev. Ai është mes pedagogëve të pakët, të cilët sikurse e kanë ndërmarrë misionin apostolik të mbajnë lartë flamurin e shkencës dhe të arsimit në Bullgari.  

Bullgarët dhe sivjet treguan se janë në një nivel botëror në shkencë, duke fituar përgjithësisht 8 medalje nga olimpiada ndërkombëtare në astronomi dhe astrofizikë. Gjimnazistët e përfaqësuan Bullgarinë në garë me mbi 300 pjesëmarrës prej 50 shteteve në fund të muajit shtator. Duke fituar 2 medalje të arta, 2 të argjendta, 4 të bronzta dhe një fletëlavdërimi, ata qëndruan krahas me pjesëmarrësit e tjerë prej shteteve të tjera me një popullsi të madhe, dhe me ekonomi shumë e shumë herë më të zhvilluar nga ajo bullgare. Do të shtojmë se që nga viti 2011 deri tani nxënësit bullgarë kanë fituar 35 medalje nga olimpiada ndërkombëtare në astronomi dhe astrofizikë: 8 të arta,11 të argjendta, 16 të bronzta.

“Nxënësit i zgjodhëm si zakonisht nga rrethi kombëtar i olimpiadës në astronomi gjatë qershorit - 5 vetat e parë nga të dyja grupet e moshave u përfshinë në skuadrën e cila na prezantoi në një nivel ndërkombëtar. Nuk janë të shumta shtetet, të cilat janë më të mira se ne. Sivjet shteti i prezantuar më mirë është Rusia. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po kështu kanë një përparim të madh, kurse tradicionalisht më të mirë janë konkurrentët nga Kina dhe India, por këto janë shtete me një popullsi shumëmilionëshe. Për mua më e rëndësishmja është se përmes pjesëmarrjeve në olimpiadë, unë u ndihmojë të rinjve të takojnë bashkëmendimtarë të tyre.

Shpesh olimpiadat kritikohen për këtë se olimpikët rrallë herë bëhen shkencëtarë të suksesshëm. Por, tek olimpiada në astronomi vihet re pikërisht e kundërta - thotë Nikolla Karavasilev dhe shton: dy të tretat nga olimpikët tanë të suksesshëm pas kësaj zhvillohen dhe në shkencë”.

“Interesi ndaj shkencës jo gjithmonë kalon përmes pjesëmarrjes në olimpiada. Ato janë një vend i mirë për t’u paraqitur, por ato nuk duhet të kthehen në një vet qëllim. Interesi ndaj shkencës kalon fillimisht përmes leximit të letërsisë.”

Pedagogu konstaton se në kohën e sotme ka një zbaticë në interesin ndaj shkencave natyrore. “Njerëzit, jo vetëm në Bullgari, orientohen drejt gjërave më pragmatike, por gjithmonë ka një numër të vogël fëmijësh, të cilët kanë një interes serioz ndaj këtyre shkencave, bëjnë përpjekje dhe arrijnë sukses. Kështu, në fakt qesh dhe unë përpara 20  vjetëve, kur për herë të parë u regjistrova për olimpiadën në astronomi” - kujtohet Nikolla Karavasilev:

“Unë jam mësues në Shkollën e Mesme Kombëtare të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës me profil fizikë dhe kur përfundova klasën e 12 vura re se, olimpiadat në praktikë  për mua përfunduan. E gjithë kjo jetë, gjatë së cilës njihesh me njerëz të rinj nëpër olimpiada, takimet dhe komunikimi, zhduken. Atëherë me shokun tim të mirë Nikollaj Kaçarov vendosëm të kapemi me përgatitjen e nxënësve në astronomi. 3 vjet më vonë më ftuan për ta përgatitur Skuadrën Kombëtare të Bullgarisë në astronomi. Kështu pak nga pak gjërat u zhvilluan dhe tanimë 10 vjet unë drejtoj grupin e astrofizikës të vendit tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD