Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva është duke bërë vizitën e parë zyrtare në Izrael, njoftoi MPJ.
Në Jerusalem zonja Zaharieva do të bisedojë me homologun e saj izraelit Gabi Ashkenazi. Të dy ata do të diskutojnë lidhjet dypalëshe në kontekstin e vjetorit të 30-të nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Do të diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria, energjetika, turizmi, tregtia, teknologjitë e larta. Të dy bashkëbiseduesit do të shqyrtojnë edhe sfidat nga koronakriza dhe situatën në Lindjen e Mesme.
Ministrja Zaharieva ka takime të caktuara me presidentin e Izraelit Reuven Rivlin dhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave. Jashtë vendit ishin 638 600 bashkatdhetarë. Shumica prej tyre – 193 200 - vizituan..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë nga kontingjenti i parë ushtarak bullgar që merrte pjesë në operacionin për stabilizimin dhe..
“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...