Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva është duke bërë vizitën e parë zyrtare në Izrael, njoftoi MPJ.
Në Jerusalem zonja Zaharieva do të bisedojë me homologun e saj izraelit Gabi Ashkenazi. Të dy ata do të diskutojnë lidhjet dypalëshe në kontekstin e vjetorit të 30-të nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Do të diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria, energjetika, turizmi, tregtia, teknologjitë e larta. Të dy bashkëbiseduesit do të shqyrtojnë edhe sfidat nga koronakriza dhe situatën në Lindjen e Mesme.
Ministrja Zaharieva ka takime të caktuara me presidentin e Izraelit Reuven Rivlin dhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për herë të parë, një kishë e dytë ortodokse do të regjistrohet në vend, thuhet në faqen e internetit të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..
Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...