Një numër rekord i të shëruarve brenda 24 orëve – 1364 veta
2279 janë rastet e reja me koronvirus ne vendin tonë pas 5729 testeve PCR, që është mbi 39%. Me to numri total i rasteve të konfirmuara në Bullgari nga fillimi i epidemisë ka arritur 120 679, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i testeve me datë 22 nëntor është 911 036.
Rastet aktive janë 82 125. Në spital janë shtruar 6193 pacientë, 408 prej tyre janë në reparte intensive.
Të shëruarit brenda 24 orëve janë 1364 dhe numri i përgjithshëm bëhet 35 752. Kanë vdekur 42 veta, me të cilët të gjitha rastet e vdekjes deri tani bëhet 2820.
Në spitale do të pranohen edhe pacientë pa test pozitiv PCR
Ndjesia për kaos në sistemin shëndetësor nuk i përgjigjet së vërtetës. Punojmë në kushtet e situatës së veçantë të pandemisë, tha para BNR dr. Bojko Penkov, Zëvendësministër i Shëndetësisë. Ai tha, se si mjek ka qenë në vijën e parë gjatë epidemive të grupit dhe situata ka qene aq e tmerrshme siç është sot.
Penkovi shtoi, se problemi nuk është lidhur me strukturat spitalore, por me personelin. “Mjekët dhe infermieret tona janë në moshë më të pjekur, kanë probleme kronike, kanë frikë për vetveten dhe të afërmit e tyre”, theksoi Zëvendësministri. Ai siguroi, se do të propozojë që në spitalet të pranohen pacientë me simptoma dhe pa test pozitiv PCR që të pakësojnë rastet e të vdekurve për shkak të ndihmës mjekësore të vonuar.
Përhapja e pandemisë do të vonohet kur ka testim më të mirë
Identifikimi i shpejtë i të infektuarve do të vonojë ritmin e përhapjes së korornavirusit, mendon doc. Lybomir Kirov, Kryetar i Shoqatës kombëtare të mjekëve familjar. Para BNR Kirovi bëri thirrje “të mos bëjmë veprimtari amatore, sepse kohën e fundit vetëmjekimi i pa drejtë bëhet më i rrezikshëm se sa vetë virusi. Secili përjeton shqetësim dhe frikë, por kjo nuk duhet t’i shtyjë njerëzit të mjekohen vetë”, tha docenti.
Do të mund të ndihmojmë spitalet, kur jemi maksimalisht efektivë dhe kemi mundësi për identifikimin e shpejtë, izolimin dhe kontrollin e një numri më të madh pacientësh, që janë të infektuar, nënvizoi eksperti.
Rritja e shqetësimit ndër bullgarët për shkak të COVID-19
6% prej bullgarëve e kanë kaluarCOVID-19, ndërsa 5% aktualisht janë të sëmurë me koronavirus, tregon një studim i Institutit për studimin e popullsisë dhe njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Rritet ndjeshëm shqetësimi nga infektimi. 60% prej njerëzve mendojnë, se nuk mund të evitojnë rrezikun. Ndër të anketuarit ka një mosbesim ndaj informacionit për pandeminë, që e bënë menaxhimin e krizës shumë të ndërlikuar, tha për Nova TV drejtori i Institutit Antoaneta Hristova.
Nëse në mars 84 % e kanë mbështetur masat e qeverisë kundër pandemisë, tani ata anë 35%. Shqetësimi kthehet në nivelet e marsit 2020, kur mesatarja ishte 5.4, krahasuar me 5.55 aktuale, e vlerësuar sipas shkallës prej dhjetë pikësh.
FKSHB kërkon shpalljen e karantinës 3 javore në vend
Sipas modelit të një sërë shtetesh evropiane duhet të forcojmë masat kundër epidemisë dhe të shpallet një karantinë së paku tre javore, tha për TV ”Evropa” Valeri Simeonov, lider i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, parti e cila është në koalicionin qeveritar. Simeonovi tashmë i ka njohur partnerët nga GERB dhe masat do të diskutohen në këshillin politik gjatë javës së ardhshme. Ai nuk pranon argumentin, se mbyllja e shtetit mund të lëkundë ekonominë, sepse epidemia e mbingarkon sistemin shëndetësor të vendit.
Pas miratimit të buxhetit të shtetit Simeonov, i cili është Zëv/kryetar i Parlamentit do të parashtrojë propozimin që edhe deputetët të mund të punojnë nga distanca, deklaroi politikani.
Lideri i opozitës bëhet sanitare-vullnetare kundër COVID-19
Lideri i opozitës do të bëhet sanitare në Akademinë Mjekësore Ushtarake, deklaroi para BNT kryetarja e PSB Kornelija Ninova. Ajo tashmë e kaloi sëmundjen COVID-19 dhe njoftoi, se menjëherë pas diskutimit të buxhetit alternativ të së majtës në parlament do të bëhet vullnetare në luftën kundër infektimit. Ninova rikujtoi, se tashmë shumë deputetë të së majtës janë bërë vullnetarë dhe kolegë të tjerë se shpejti do të përfshihen në luftën me virusin.
Sipas fjalëve të saj, COVID-19 mund të jetë mundur, nëse krijohen spitale të pastra dhe spitale vetëm për pacientë me koronavirus. Beteja e vjetër e PSB është insistimi që spitalet të mos jenë shoqëri tregtare, kujtoi Ninova dhe këmbënguli që të bëhet një dosje elektronike për secilin bullgar.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..