I vetmi shtet i cili e dëshiron më shumë sesa Gjermania fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në është Bullgaria. Mirëpo, për mua ishte një befasim i madh se rezoluta e Parlamentit Evropian për Bullgarinë zbuloi pakicë maqedonase në vend, thotë para gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Kryeministri bullgar Bojko Borisov.
“Pas Luftës së Dytë Botërore komunistët bullgarë dhe Moska staliniste donin për shkaqe ideologjike për t’i shndërruar me forcë bullgarët në maqedonas. Në qoftë se në procesin e aderimit me BE-në ka pohime të padrejta dhe unë nuk reagoj oponentët e mi politikë do të thonë: Borisov e shet historinë bullgare dhe i nënshtrohet presionit të partnerëve evropianë”, sqaroi Kryeministri.Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..
Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..