Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktor Topallov zbulon sekretet e Sofjes

Një projekt përgjithmonë ndryshon mënyrën, në të cilën njerëzit e perceptojnë Sofjen duke i detyruar të shikojnë jo thjeshtë rrugë dhe godina, por histori dhe ata shkrimtarë dhe piktorë, artistë, arkitektë, fryma e të cilëve po vazhdon të qarkullojë në zemrën e qytetit.

Bohemska Sofja” /”Sofja e Bohemit”/ është një projekt, i cili është i lidhur me historinë e kryeqytetit tonë - shpjegon krijuesi i tij juristi i ri Viktor Topallov. Në sajë të punës sime si një operator turistik, studimit tim të historisë së qytetit, bashkëpunimit me koleksionues dhe historianë, pranisë deri tek disa nga librat më të vlefshëm, të shkruar dikur për kryeqytetin, munda të mbledh një bazë të madhe prej informacioni. Prandaj vendosa ta krijoj këtë faqe dhe të filloj të ndaj mendime në të për më interesanten të cilën e di.”

Projekti i krijuar në fund të vitit 2019 fillon si një blog me fakte kureshtare, fotografi dhe histori nga e kaluara kulturore e Sofjes, dhe jo  shumë kohë më vonë fillojnë shëtitjet më këmbë në qytet.

“Për mua ato kanë qenë gjithmonë mënyra më e mirë në të cilën mund të gjallërohet hapësira e qytetit - tregon Viktor Topallov. Gjithnjë e më shumë njerëz përditë tregojnë interes ndaj vendit, në të cilin jetojnë, janë kureshtarë të mësojnë historitë e rrugëve, nëpër të cilat ecin, si dhe të godinave, rreth të cilave kalojnë çdo ditë”.


Cila është koha më boheme për Sofjen?

“Në qoftë se shikojmë për nga jeta kulturore dhe lulëzimi i kësaj pjese nga shoqëria, do të thosha - fillimi i shekullit të 20, duke e lidhur këtë më tepër me lëvizjet e reja në letërsi dhe në art, rritjen më të madhe në kulturë - mendon Viktor Topallov. Kjo është koha, në të cilën shikojmë një ndryshim drejt diçka më moderne. Atëherë banuesit e Sofjes kanë një vetëdije të mjaftueshme, që ta quajnë veten evropianë, fillojnë të jetojnë në një mënyrë më evropiane, krijohen kafene dhe klube, teatri kthehet në diçka moderne, pak më vonë hyn dhe kinemaja”.

Në faqen e “Bohemska Sofja” në Facebook Viktori zhvillon dhe vizita tematike virtuale aty për aty, gjatë kohës të të cilave  duke përdorur si ilustrim kuadro të vjetra, zbulon disa nga sekretet e Sofjes së lashtë dhe moderne. Për shembull: cila është ngjyra e vërtetë e godinës së Teatrit Popullor: kur janë vendosur luanët përpara hyrjes kryesore qendrore të ndërtesës së Gjykatës, përse ka pasur gardh përpara pasqyrës në hyrjen qendrore të Pallatit Mbretëror; në cilat kabinete në Rektoratin e Universitetit të Sofjes ka fireplace, cilët janë njerëzit, të cilët kanë ndërtuar ndërtesat dha a kanë mundur ato të duken në një mënyrë krejt të ndryshme.

Pavarësisht se periudha historike e kryeqytetit nga koha e Perandorisë Romakekosnsiderohet si më e njohur, Viktor Topallov do që t’u tregojë njerëzve dhe akoma diçka tjetër:

“Sofja është një rast shumë interesant i një qyteti, i cili vetëm për disa dekada është dashur të kthehet nga një vendbanim i vogël evropianolindor në një kryeqytet evropian. Dhe ka mundur ta realizojë. Për disa dekada pas Çlirimit 1878, Sofja mundet të arrijë qytetet nga Evropa Qendrore dhe madje qytetet evropiane perëndimore. Pikërisht këtë ndjenjë dua të krijoj tek vizituesit tanë - ndjenjën e një krenarie, se janë banues të një kryeqyteti të denjë evropian.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Më 1 shkurt Kisha Ortodokse nderon Dëshmorin e Shenjtë Trifon

Kisha Ortodokse Bullgare më 1 shkurt nderon kujtimin e Dëshmorit të Shenjtë Trifon, i cili është një nga shenjtorët shërues më të famshëm. “Duke qenë se ishte besimtar shumë i fortë qysh në fëmijëri, Zoti i dha hirin dhe dhuntinë e mrekullive, që me..

botuar më 23-02-01 10.32.PD

Çfarë dimë për strukturat megalitike të malit Sërnena Sredna Gora?

“Porta Diellore”, “Gurët e Pingultë”, “Shenjtërorja e Jargavanit”, “Veza e Kuçedrës” ... - të gjithë këta janë emra të megaliteve trake të shpërndara në malin Sërnena Sredna Gora. Disa nga këto objekte të lashta janë eksploruar dhe tashmë janë të..

botuar më 23-01-29 2.35.MD
Maja Shablla në malin Tangra në ishullin Livingston

Akullnaja Kaliakra, Ujëvara e Akullit Ruen, Bregu Baba Marta – qindra vende në Antarktidë mbajnë emra bullgarë

Më 27 dhjetor të vitit të kaluar, për herë të parë, një anije kërkimore shkencore bullgare – “ Shënjtor Kirill dhe Metodij” - u nis drejt Oqeanit Botëror për të mbërritur në Antarktidë si pjesë e Ekspeditës së 31-të bullgare në Antarktidë ...

botuar më 23-01-22 2.10.MD