Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kupola e praruar e Panteonit të Rilindësve në qytetin Ruse shkëlqen me 23.75 karatë

Foto: Radio Shumen

Një nga emblemat e qytetit Ruse - i njohur si qyteti më evropian dhe më i bukur bullgar, i pret miqtë e tij me një kupolë të artë të rinovuar. Bëhet fjalë për Panteonin e Rilindësve i ngritur në zemrën e këtij qyteti danubian. Ky monument i kulturës u rinovua kohët e fundit me mjete nga Projekti i Bashkëpunimit Transkufitar me Rumaninë fqinje. Për këtë qëllim u absorbuan më se 2.7 milion euro. Një pjesë prej mjeteve u shfrytëzuan për meremetimin e kështjellës së vjetër në qytetin rumun përtej Danubit - Giurgiu.

Panteoni i Rilindësve në qytetin Ruse përbën një tempull-eshtërore në të cilin ruhen kockat e 453 ndriçimtarëve të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të pjesëmarrësve të shquar në luftërat.

Godina unike u ndërtua në vendin e varrezës së vjetër të qytetit. Përreth saj u formua një park i mrekullueshëm. Monumenti u inaugurua më 28 shkurt të vitit 1978 me rastin e përvjetorit të 100 nga Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi turk.

Më mbresëlënës është prarimi i kupolës me sipërfaqe prej 155 metrash katrore. Larja e kubesë me flori vazhdoi më se një muaji. Për këtë qëllim u shfrytëzua flori nga 23.7 karatë. Në kuadrin e projektit u rifreskua edhe parku përreth tempullit-eshtërore, dhe u pastruan letrat me të cilat janë shkruar emrat e më se 400  mbrojtëseve të Rilindjes Bullgare. Në këtë godinë-monument u rregullua një ekspozitë.

Ka për t’u realizuar një itinerar i ri transkufitar turistik i cili do të përfshijë  monumentet kulturore dhe historike të të dy qyteteve danubiane - Ruse dhe  Giurgiu. Për këtë qellim parashikohet krijimi i një sajti atraktiv në ndihmë të udhëtarëve kureshtarë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..

botuar më 24-04-06 8.05.PD