Të mira ose të këqija kujtimet nga vitet studentore lënë mbresa të qëndrueshme te secili prej nesh. Po kjo mund të thuhet edhe për festën studentore 8 dhjetorin. Data nuk u zgjodh rastësisht. Ajo është e lidhur me kremtimin e Ditës së Shën Shtatë Shenjtorëvе, ndër të cilët është edhe patroni i shkollës më të vjetër të lartë tek ne - Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”. Me vendim të Këshillit Akademik nga 30 nëntori i vitit 1902, 8 dhjetori u shpall festë e shkollës së vetme të lartë në Bullgari në atë moment. Data filloi të shënohet vitin tjetër 1903. Pas vitit 1944, pak pas vendosjes së pushtetit komunist për një kohë festa e studentëve shënohej në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Studentor – 17 nëntorin. Në vitin 1994 në një mbledhje të Këshillit të Rektorëve mbajtur më 28 tetor dita e tetë e dhjetorit u shpall ditë festive dhe ditë pushimi për të gjithë studentët bullgarë.
Studentët e vitit të parë presin 8 dhjetorin me padurim më të madh. Mirëpo, sivjet situata është krejt ndryshe për shkak të pandemisë së Covid-19. Para RKB një vajzë e cila feston 8 dhjetorin për herë të parë tha:
“Si të gjithë të tjerë që janë në kursin e parë presim festën dhe dëshirojmë ta shënojmë. Kishim plane por mbyllja e plotë dështoi gjithçka.Nga hoteli ku kishim rezervacione nuk dëshirojnë që të na kthejnë paratë. U organizuam dhe prapë do të festojmë por në një rreth më të ngushtë pa shkelur rregullat. Nuk do të mbetemi pa festë!”
Pushimorja dimërore Bansko që prej vitesh është një nga destinacionet me popullaritet më të madh ndër studentët për të shënuar festën. Para RKB Rusllan Jordanov pronar i një sajti për turizëm komentoi:
“Megjithëqë situata sivjet është e ndërlikuar që gjatë vërës filluan rezervacionet për 8 dhjetorin. Mirëpo, në shtator një pjesë e vogël e vendeve për akomodim në Rodopet dhe në bregdet ishin të rezervuar. Me rritjen e numrit të të infektuarve tabloja u ndryshua dhe kishte një anulim masiv të rezervimeve.”
Kështu qyteti Bansko i cili në vitin 2019 mirëpriti 20 000 studentë për festën e tyre, tani pret një rënie prej 90 për qind të vizitave të studentëve. Disa janë kompanitë që organizojnë festime të mëdha të 8 dhjetorit. Çfarë është situata te ta?
“Njëra prej tyre e cila vjet mblodhi 4000 studentë sivjet nuk do të organizojë festë. Të gjitha 600 rezervvacionet u anuluan. Një turoperator tjetër i cili vjet organizoi 2000 studentë, në nëntor kishte 500 rezervacione, ndërsa tani u bënë nja 100. Të gjithë rezervacionet janë për hotele në Bansko dhe do të merren në konsideratë rekomandimet që të mos mblidhen më se 15 veta në një vend. Shumica e rezervacioneve janë për dy net duke përfshirë mëngjesin dhe darkën, dhe çmimi i paketës është midis 100 dhe 150 levë, në varësi të kategorisë së hotelit” – shpjegon Rusllan Jordanov.
Sa për shtëpitë e miqve, ato iu nënshtrohen inspektimeve masive të jashtëzakonshme nga Inspektoratet Shëndetësore Regjionale, Ministria e Brendshme dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në lidhje me sinjalet që disa nga pronarët e tyre nuk do të respektojnë masat e vendosura dhe do të takojnë më shumë se 15 persona në objektet e tyre. Në rast të shkeljeve gjatë këtyre inspektimeve, objekti përkatës do të mbyllet deri në fund të sezonit, dhe pronari – do të gjobohet, sigurojnë inspektorët.
Megjithë emocionin që ata ndiejnë në ditët përreth dhe pas festës së tyre, është e rëndësishme që studentët të jenë të përgjegjshëm dhe, pa marrë parasysh se ku festojnë, të respektojnë të gjitha masat antiepidemike.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook, bgtourism.bg, BGNES
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..