Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi huan nga BE në SURE

Foto: arkiv

Pa debate parlamenti ratifikoi marrëveshjen për hua midis Bullgarisë dhe BE-së me të cilën vendi ynë do të marrë 511 mil euro. Paratë do të shfrytëzohen për masat antikrize qëllimi i të cilave është  të kapërcehen pasojat ekonomike dhe sociale nga korona kriza.

Kësti i parë nga 250 mil euro i mjeteve që janë në kuadrin e instrumentit evropian për përkrahje të përkohshme SURE pritet në janar 2021.

Parashikohet që mesatarisht çdo muaj mes 4 500 dhe 5 000 punëdhënës të mbështeten për të mbajtur rreth 140 000 të punësuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD