Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi fillon më 27 dhjetor, së pari do të vaksinohen Ministri i Shëndetësisë dhe punonjësit mjekësorë në vijën e parë

Po ulet numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga koronavirusi

Foto: BGNES

Masat anti-epidemike japin rezultat dhe tashmë nuk ka krahina në zonën e kuqe. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës tek Kryeministri Bojko Borisov me përfaqësues të Shtabit Operativ Kombëtar dhe të Shtabit të Vaksinimit. Po ulet numri si i të infektuarve, ashtu dhe i të vdekurve nga koronavirusi. Sipas Kryeministrit me ndihmën e vaksinave vendi ynë do të mund të dalë nga epidemia deri në fund të vitit tjetër, njoftoi zyra e shtypit pranë qeverisë.

 Më 26 dhjetor do të mbërrijnë në vend 10 000 dozat e para të vaksinave, ndërsa më 27 dhjetor do të fillojë fushata e imunizimit në Sofje, Plovdiv dhe Burgas dhe që ditën tjetër në qendrat e tjera të mëdha rajonale, bënë të ditur në brifingun e rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë. Që gjatë muajit janar do të marrim 60 000 doza të vaksinës, tha Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetësisë doc. Angell Kunçev. Së pari do të vaksinohet Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov, drejtorët e spitaleve dhe punonjësit mjekësorë në vijën e parë. “Pas punonjësve mjekësorë është radha e institucioneve të kujdesit shoqëror për njerëzit e moshuar dhe me çrregullime mendore, të shpërndara në tërë vendin, shtoi Kryeinspektori i Shtetëror i Shëndetësisë.

 “Po punojmë mbi krijimin e një kanali të shpejtë informativ, nëpërmjet të cilit mjekët të marrin informacionin më të rëndësishëm për vaksinat”, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov. Përveç kësaj midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një takim online me mjekë nga tërë vendi dikasteri do të përpiqet të ndihmojë, kështu qe me bashkëpunimin e gazetarëve informacioni për vaksinat të arrijë deri tek të gjithë qytetarët. Ministri tha gjithashtu se pëlqimi i informuar nuk do të thotë shkarkim nga përgjegjësia, por se mjeku familjar u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra.  

Pacientët e shëruar gjatë javës së fundit janë 16 mijë, ndërsa të infektuarit janë pothuajse me gjysmë më pak nga të shëruarit, tha akoma Ministri.

Për nga treguesi “sëmundshmëri 14 ditore” vendi ynë ndodhet në vendin e 17 në BE, ndërsa për nga vdekshmëria është në vend të tretë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

74% e mjekëve të rinj zgjedhin Bullgarinë

Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..

botuar më 25-02-23 6.15.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD