Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si ndryshojnë kushtet e reja qëndrimet në turizëm

Foto: Veneta Nikollova

Kriza dhe bllokimet pasuese shkaktuan një kolaps të paparë në turizmin bullgar, i cili siguron 12% prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit dhe i cili mbështetet më tepër tek të ardhurat nga turistët e huaj.

Në terma shifrore gjërat qëndrojnë kështu - 96% më pak miq të huaj në muajt nga prilli deri në qershor, me një gjallërim të lehtë gjatë vjeshtës, kur Instituti Kombëtar i Statistikës llogariti 70% ulje kundrejt të njëjtës periudhë të viteve të mëparshme. Por çfarë të themi për turizmin  pothuajse të vdekur  dhe mijëra udhëtimet e anuluara të bullgarëve nëpër botë? Pasojat u vizatuan dhe u dukën akoma në fillim të verës - një ngushtim dramatik i të ardhurave nga udhëtimet ndërkombëtare, vargje hotelesh bosh si dhe restorante, vendpushime të shkreta, operatorë turistikë dhe investitorë të mëdhenj përpara falimentimit.

Viti i koronavirusit doli mjaft më favorizues ndaj hoteleve të vogla familjare në qytezat e largëta detare dhe malore, si dhe ndaj turizmit alternativ. Që nga fillimi i pandemisë rënia e turizmit të brendshëm është 27%. Koronavirusi dhe mundësitë e kufizuara për udhëtime jashtë kufirit u kthyen në një shkak që bullgarët të rizbulojnë vendin e vet, natyrën e tij, historinë dhe kulturën. Përpara komplekseve të mëdha, ata preferuan  të vetmohen mes natyrës në çadër ose në ndonjë hotel të vogël familjar, që të merren me sport në ajër të pastër, të vizitojnë qytezat etnografike dhe të mund të shijojnë kuzhinën shtëpiake.


Gjatë verës së kaluar kampingjet në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi dhe qytezat detare si Sozopoll dhe Sinemorec llogaritën një rritje rekorde të pushuesve bullgarë. U arrit deri aty, që në kulmin e sezonit ishte pothuajse e pamundur të gjesh një vend të lirë në hotel ose në parking. Konkluzioni është se biznesi i vogël e përballoi sfidën Covid-19, duke shfaqur inovacion dhe fleksibilitet në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe atraksione të ndryshme e të larmishme. Kurse firma të cilat prej viteve organizojnë një turizëm alternativ, madje u mburrën me një rritje në qarkullim. Gjatë kësaj kohe komplekset e mëdha ishin boshë, kurse pronarët e tyre ankoheshin se do të falimentojnë.  Infeksioni nuk u bë pengesë që dhjetëra mijëra entuziastët tanë të udhëtonin në vendet fqinje, e për më tepër deri në Greqinë Veriore. Vetëm se masat e shtrënguara, rreth shpërndarjes së Covid-19, shkaktuan kolona të tëra pa precedent të automobilave deri në kufi , që arrinin deri më 15 kilometra në nxehtësinë e padurueshme të verës. Pandemia e drejtoi industrinë në udhëkryq, duke vënë nën pyetje konceptin e mbindërtimit dhe të turizmit masiv i cili shpreson tek çmimet e ulëta që mund të ofrojë.


Nga të gjitha duket se e ardhmja është e udhëtimeve deri tek destinacionet e afërta dhe jo rrezikuese, e ekskursioneve mes natyrës, e kalimeve çiklistike, e pushimeve në fshat, në hotele familjare ose në kampingje, e turizmit të qëndrueshëm, inteligjent për llogari të turizmit masiv, të harxhimit të tepërt dhe të shkatërrimit të resurseve natyrore. Mbase viti 2021 do ta përshpejtojë këtë tendencë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bethany Hughes

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bettany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bettany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..

botuar më 24-05-25 9.35.PD
Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD
Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD