Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

James Bourchier – miku irlandez i Bullgarisë

Foto: BGNES

“Ai mbase ishte miku më i besuar të cilin ka pasur populli bullgar – në këtë mënyrë gazeta e autoritetshme britanike “The Times” përshkruan korrespondentin e vet shumëvjeçar në Gadishullin Ballkanik James Bourchier. Pasi ka jetuar në Bullgari një çerek shekull, Bourchier kthehet në një nga mbrojtësit më të autoritetshëm të kauzës bullgare, kurse dashuria e tij ndaj vendit tonë buron dhe depërton përmes reportazheve të tij të  shumta.

Ai ka lindur më 18 dhjetor 1850 në qarkun e qytetit Limerick - Irlandë. Ka qenë shumë i arsimuar për kohën e vet në fushën e shkencave humanitare. Fillon të japë mësim në Ethan, por njëkohësisht me këtë shkruan dhe një sërë materialesh, me të cilat e tërheq vëmendjen e gazetës britanike me më shumë ndikim “The Times”. Për një kohë të shkurtër fiton një popullaritet të madh dhe besimin e gazetës, e cila e ngarkon me një detyrë të vështirë dhe përgjegjëse – të bëhet korrespondent për Evropën Juglindore. Kështu duke shëtitur nëpër gadishull, ai bëhen një ekspert i madh i politikës ballkanike.

James Bourchierzgjedh për të jetuar dhe për të punuar në Bullgarinë pas Çlirimit dhe mbetet në Sofje në periudhën 1892-1915. Shumë shpejt irlandezi është i pushtuar nga shteti ballkanik - ai lidh miqësi, pasionohet pas folklorit bullgar, mban veshje popullore bullgare, pi raki, ha qepë dhe madje fle i mbuluar me jamurlluk /gunë/.  

Sidoqoftë, artikujt e gazetarit janë prova më e fortë e qëndrimit të tij ndaj vendit tonë dhe njohurive të tij për situatën në regjion. Ato janë një mundësi  që publiku anglez të njihet në detaje me ngjarjet.

Në punën e gazetarit vihet re një synim i vazhdueshëm drejt objektivitetit.Sipas historianëve kjo duket mirë në disa artikuj jo dhe shumë të këndshëm për vendin tonë. Korrespondenti i gazetës “The Times” largohet nga Bullgaria me hyrjen e vendit tonë në Luftën e Parë Botërore gjatë vitit 1915, por më vonë shkruan disa artikuj, në të cilët dënon klauzolat e Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine, duke i përcaktuar si “shumë të ashpra”.


Pas vdekjes së tij gjatë vitit 1920 James Bourchier është i varrosur tek ne, në afërsi me Manastirin e Rillës.

Gazetari irlandez e dashuron Bullgarinë, por dhe ajo e do atë. Në ditët tona, në godinën përballë ish Pallatit Mbretëror në Sofje, në të cilin ka jetuar James Bourchier, ka një pllakë-monument  të ndërtuar për nder të tij. Në një nga kopshtet e kryeqytetit ngrihet dhe busti i tij - monument, kurse në malin Rilla ka dhe një majë malore, e cila mban emrin e tij . Në këtë mënyrë Bullgaria shpreh mirënjohjen e vet ndaj një njeriu të huaj, i cili e ka dashur shumë vendin tonë dhe i cili ka marrë guximin ta mbrojë në një nga kohërat më të vështira për të, rikujton agjencia BGNES.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Haki Kan – djali që e kapërceu fatin me mirësi

“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali. "Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali...

botuar më 24-01-09 7.30.PD

Stefan Borgoxhijski nga Roma: Përmes gajdeve lidh dy anët e mia – atë bullgare dhe atë italiane

Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..

botuar më 24-01-04 7.15.PD

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD