Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë filma reklamues për qytetin Ballçik “përgatisin“ turistët për verën e vitit 2021

Foto: Facebook / qytetit Ballçik

Një nga qytetet tona më të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi tanimë po mendon sesi mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021. Për këtë qëllim, administrata vendore ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve të tij natyrore dhe kulturore.

Në to do të shikojmë fotografi ajrore dhe nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik, rezervatin  “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe pasurinë  e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga bashkia.

Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një koleksion unikal të kaktuseve.

Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.  

Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet.

Shikoni një prej tyre:


Më shumë nga rubrika

Sozopoll dhe Kazanllëk nën magjinë e bukurisë së Shqipërisë

Për herë të parë Shqipëria po merr pjesë në Festivalin Frankofon “Soleil” në Sozopoll (Bullgari Juglindore). Në kuadrin e edicionit të sivjetshëm u hapën dy ekspozita të ndryshme kushtuar vendit të shqiponjave - "Tungjatjeta, emri im është..

botuar më 21-06-07 12.31.MD

Linja me trase të ngushtë feston një shekull me një udhëtim tërheqës

Linja me trase të ngushtë është një nga atraksionet në Bullgari, e cila është bërë një emblemë e turizmit në rajonin e malit Rodope midis qyteteve Velingrad dhe Bansko. Me ndihmën e saj, udhëtimi midis spa dhe ski kryeqytetit në Ballkan zgjat..

botuar më 21-06-04 2.04.MD

Plazhet buzë detit – duke pritur pushuesit

Pavarësisht nga moti jashtëzakonisht i freskët për fillimin e qershorit, plazhet në bregdetin jugor të Detit të Zi  janë gati për pushuesit. Që nga data 1 qershor, sipas kontratave për administrimin e plazheve, plazhet duhet të jenë të siguruara me..

botuar më 21-06-03 1.06.MD