Ekspedita e 29-të bullgare për në Antarktidë u shty një ditë para nisjes së planifikuar të eksploruesve tanë. 6 shkencëtarë bullgarë duhej të niseshin për në kontinentin e akullt dhe më saktë për në ishullin Livingstën ku është baza jonë, më 12 janar. Për shkak të kufizimeve të mëdha në shpërndarjen e Covid-19, shkencëtarëve tanë iu desh të kalonin një karantinë 14-ditore në Kili, dhe pas kësaj të drejtoheshin për në Antarktidë. Udhëtimi nga Kili deri në destinacionin e tyre përfundimtar duhej të realizohet në bordin e anijes kërkimor-shkencore spanjolle “Esperides” me të cilën fqinjët tanë në ishull, eksploruesit polarë spanjollë gjithashtu duhej të udhëtonin për në Antarktidë.
Lidhur me këtë Radio Bullgaria kërkoi udhëheqësin e ekspeditës, Profesor Hristo Pimpirev:
“Anulohet sepse shtyhet nisja e grupit të parë. Ai duhej të udhëtonte nesër (12 janar), ndërsa sot (11 janar) të ishte ceremonia ne presidencë. Por dje (10 janar) u informova nga Spanja, nga menaxheri i logjistikës Miguel Ojeda, se në anijen "Esperides", në të cilën kërkuesit tanë polarë u desh të hipnin në Punta Arenas për të shkuar në Antarktidë, u zbuluan 30 njerëz të infektuar me koronavirus. Kjo është një enigmë për mua dhe për të gjithë, sepse para se të hipnin në anije ata kaluan një karantinë 14-ditore. Pesëdhjetë veta hipën në anije me teste negative PCR dhe disa ditë pasi anija u nis nga porti spanjoll i Kartagjenas drejt Oqeanit Atlantik, u zbuluan njerëz pozitiv me koronavirus. U vendos se ata janë më shumë se sa supozohej. Për këtë arsye anija në momentin e tanishëm është e karantinuar në qytetin Las Pallmas në Ishujt Kanare dhe eventualisht do të largohet që atje pas dy javëve, domethënë pasi do të përfundojë karantina e ekuipazhit. Për këtë arsye eksploruesit polarë bullgarë nuk do të udhëtojnë më 12 janar siç parashikohej. Tani jemi duke pritur.”
Si do të ndikojë kjo situatë mbi programin e punës së ekspeditës sonë në Kontinentin e Akullt?
“Viti i çmendur, i cili ndryshoi të gjithë stereotipin dhe mënyrën e jetës, do të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në kërkimet në Antarktik. Dhe jo vetëm i kërkimeve tona, por në përgjithësi! Edhe për spanjollët, të cilët kanë dy baza, programi u ndryshua plotësisht. Por ata mund të manovrojnë sepse kanë dy anije kërkimor-shkencore dhe njëra pothuajse ka arritur në Antarktidë. Dhe ne duhet të mbështetemi në ndihmën e dikujt dhe dikush të na marrë në anijen e tij. Tani po kërkojmë një mënyrë për transport nga Kili deri në Argjentinë dhe Uruguai, sepse anija spanjolle “Esperides” mund të kthehen në Spanjë dhe të mos lundrojë aspak në Antarktidë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi edhe variante të tjera”, shpjegoi Prof. Pimpirev.
Kjo është shtyrja e dytë e ekspeditës së 29-të bullgare për në Kontinentin e Akullt. Në fund të vitit 2020 koronavirusi u përhap edhe në Antarktidë. Gjatë testimeve në bazën kiliane para Krishtlindjes u zbuluan 36 mbartës së Covid-19. U imponua evakuim urgjent i një pjese prej personelit dhe shtrëngim edhe më serioz i masave antiepidemike në kontinent. Shkencëtarët tanë duhej të niseshin për në ishullin Livingstën në nëntor, por ekspedita u shty.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: armada.defensa.gob.es, Facebook /Bulgarian Antarctic InstituteUzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..