Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 shtyu udhëtimin e ekspeditës bullgare për në Antarktidë

Anija kërkimor-shkencore spanjolle “Esperides”
Foto: armada.defensa.gob.es

Ekspedita e 29-të bullgare për në Antarktidë u shty një ditë para nisjes së planifikuar të eksploruesve tanë. 6 shkencëtarë bullgarë duhej të niseshin për në kontinentin e akullt dhe më saktë për në ishullin Livingstën ku është baza jonë, më 12 janar. Për shkak të kufizimeve të mëdha në shpërndarjen e Covid-19, shkencëtarëve tanë iu desh të kalonin një karantinë 14-ditore në Kili, dhe pas kësaj të drejtoheshin për në Antarktidë. Udhëtimi nga Kili deri në destinacionin e tyre përfundimtar duhej të realizohet në bordin e anijes kërkimor-shkencore spanjolle “Esperides” me të cilën fqinjët tanë në ishull, eksploruesit polarë spanjollë gjithashtu duhej të udhëtonin për në Antarktidë.

Lidhur me këtë Radio Bullgaria kërkoi udhëheqësin e ekspeditës, Profesor Hristo Pimpirev:

Profesor Hristo Pimpirev

“Anulohet sepse shtyhet nisja e grupit të parë. Ai duhej të udhëtonte nesër (12 janar), ndërsa sot (11 janar) të ishte ceremonia ne presidencë. Por dje (10 janar) u informova nga Spanja, nga menaxheri i logjistikës Miguel Ojeda, se në anijen "Esperides", në të cilën kërkuesit tanë polarë u desh të hipnin në Punta Arenas për të shkuar në Antarktidë, u zbuluan 30 njerëz të infektuar me koronavirus. Kjo është një enigmë për mua dhe për të gjithë, sepse para se të hipnin në anije ata kaluan një karantinë 14-ditore. Pesëdhjetë veta hipën në anije me teste negative PCR dhe disa ditë pasi anija u nis nga porti spanjoll i Kartagjenas drejt Oqeanit Atlantik, u zbuluan njerëz pozitiv me koronavirus. U vendos se ata janë më shumë se sa supozohej. Për këtë arsye anija në momentin e tanishëm është e karantinuar në qytetin Las Pallmas në Ishujt Kanare dhe eventualisht do të largohet që atje pas dy javëve, domethënë pasi do të përfundojë karantina e ekuipazhit. Për këtë arsye eksploruesit polarë bullgarë nuk do të udhëtojnë më 12 janar siç parashikohej. Tani jemi duke pritur.”

Si do të ndikojë kjo situatë mbi programin e punës së ekspeditës sonë në Kontinentin e Akullt?

Baza bullgare në ishullin Livingstën

“Viti i çmendur, i cili ndryshoi të gjithë stereotipin dhe mënyrën e jetës, do të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në kërkimet në Antarktik. Dhe jo vetëm i kërkimeve tona, por në përgjithësi! Edhe për spanjollët, të cilët kanë dy baza, programi u ndryshua plotësisht. Por  ata mund të manovrojnë sepse kanë dy anije kërkimor-shkencore dhe njëra pothuajse ka arritur në Antarktidë. Dhe ne duhet të mbështetemi në ndihmën e dikujt dhe dikush të na marrë në anijen e tij. Tani po kërkojmë një mënyrë për transport nga Kili deri në Argjentinë dhe Uruguai, sepse anija spanjolle “Esperides” mund të kthehen në Spanjë dhe të mos lundrojë aspak në Antarktidë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi edhe variante të tjera”, shpjegoi Prof. Pimpirev.

Kjo është shtyrja e dytë e ekspeditës së 29-të bullgare për në Kontinentin e Akullt. Në fund të vitit 2020 koronavirusi u përhap edhe në Antarktidë. Gjatë testimeve në bazën kiliane para Krishtlindjes u zbuluan 36 mbartës së Covid-19. U imponua evakuim urgjent i një pjese prej personelit dhe shtrëngim edhe më serioz i masave antiepidemike në kontinent. Shkencëtarët tanë duhej të niseshin për në ishullin Livingstën në nëntor, por ekspedita u shty.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: armada.defensa.gob.es, Facebook /Bulgarian Antarctic Institute


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD